Berisha: PD është në protestë dhe do jetë protesta që do i japë zgjidhje kësaj situate katastrofale

Gjatë një pyetje tjetër nga gazetarët kreu i opozitës shqiptare tha se, Partia Demokratike është në protestë dhe do jetë protesta që do i japë zgjidhje kësaj situate katastrofave.

Osman Stafa, News24: Zoti Berisha, pyetja e dytë. Pra ju deklaroni se jemi përballë faktit që Edi Rama nuk e lëshon dot Belinda Ballukun dhe se Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim se është nën kontrollin e Edi Ramës. Deri kur do shkojë reagimi i opozitës dhe a nuk është pak në kundërshtim jeta parlamentare sepse ju keni deklaruar se nuk do ketë jetë parlamentare deri në dorëzimin e zonjës Ballukut tek drejtësia, ndërkohë në seancën e fundit që erdhi pas protestës së fundit që u zhvillua, ishte krejt normale çdo gjë?

Sali Berisha: Nuk ka asnjë lloj lidhje parlamenti. PD është e tëra në protestë tani. Është në protestë dhe do jetë protesta dhe mbi të gjitha protesta qytetare ajo që do i japë zgjidhje kësaj situate kastastrofale që ekziston në Shqipëri.

Kjo është përgjigjja ime.

About Redaksia

Check Also

Media austriake: Video seksuale dhe akuza për tendera, Belinda Balluku në qendër të një skandali të madh

Nga Richard Schmitt Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që …