Rama i konsideron si qenie inferiore, por termometri i zemërimit tek qytetarët po shkon në nivelet më të larta

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama i konsideron si qenie inferiore, por termometri i zemërimit tek qytetarët, po shkon në nivelet më të larta.

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Përveç protestave që paralajmëruat, në rast se Gjykata Kushtuese do të vendosë pro qeverisë, dmth do të rrëzojë pezullimin e gjykatës. A ka PD një plan për të ju drejtuar Komisionit të Venecias në lidhje me këtë çështje për interpretim, duke qenë se do të ketë një precedent që do të përdoret më pas edhe për vetë kryeministrin.

Sali Berisha: Jo, PD nuk legjitimohet ti drejtohet Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias u përgjigjet qeverive, jo partive politike.
Kështu që vetëm shqiptarët e kanë fjalën, qytetarët. Tani është radha e tyre, fjala e tyre. Unë ju siguroj që termometri i zemërimit po shkon në nivelet më të larta tek qytetarët, se ky i konsideron si qenie inferiore. Dhe beson se i gënjen dhe i mashtron sipas qejfit. Por e kanë kuptuar jashtëzakonisht mirë dhe ata nuk e kanë tek Lubia. Jo e dinë që është Rama.
E dinë se AKSHI është Rama dhe e shoqja me Armand Frangun. E dinë që pengjet janë marrë për qindra milionët e tyre.
I dinë këto dhe qytetarët tani janë plotësisht të informuar.
Uraganin e patë vetë si ishte. Tre herë më i madh ishte zemërimi. Imagjinoni ju se po shkohet drejt triumfit të ligjit dhe kushtetutës.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Regjimi liron bandën e hajdutëve të Bashkisë/ Kelliçi: Kapitullim i drejtësisë ndaj krimit të veshur me kostum

Belind KELLIÇI Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të …