Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka nderuar me një dekoratë të lartë ish-presidentin e Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.
Dodik u prit në një ceremoni zyrtare, ku u vlerësua me çmimin “Jabotinsky për Lirinë”, një nga dekoratat më të larta shtetërore të Izraelit. Çmimi iu dorëzua nga Kryetari i Knessetit, Amir Ohana.
Sipas autoriteteve izraelite, vlerësimi u dha për rolin e Dodik në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Izraelit dhe Republikës Srpska, raportohet në media.
Në pamjet e publikuara nga mediat dhe të shpërndara në rrjetet sociale, Milorad Dodik shihet gjatë momentit të marrjes së dekoratës, në prani të përfaqësuesve të lartë institucionalë.
Gazeta RD