Izraeli nderon Milorad Dodik me çmimin “Jabotinsky për Lirinë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka nderuar me një dekoratë të lartë ish-presidentin e Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Dodik u prit në një ceremoni zyrtare, ku u vlerësua me çmimin “Jabotinsky për Lirinë”, një nga dekoratat më të larta shtetërore të Izraelit. Çmimi iu dorëzua nga Kryetari i Knessetit, Amir Ohana.

Sipas autoriteteve izraelite, vlerësimi u dha për rolin e Dodik në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Izraelit dhe Republikës Srpska, raportohet në media.

Në pamjet e publikuara nga mediat dhe të shpërndara në rrjetet sociale, Milorad Dodik shihet gjatë momentit të marrjes së dekoratës, në prani të përfaqësuesve të lartë institucionalë.

About Krye Redaktor

Check Also

6 deputetët nuk do të votonin as President nga LDK/ Deklarata e Vjosa Osmanit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të …