Kopliku: SPAK ka prova se Balluku ka ndërhyrë dhe po ndërhyn duke intimiduar dëshmitarët

Drejtuesi i Departamentit “BrainGrain” në PD, Tedi Kopliku, e ka quajtur të pakuptimtë arsyen që mazhoranca ka paraqitur për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

I ftuar në News24, Kopliku tha se, SPAK ka prova se Balluku ka ndërhyrë dhe po ndërhyn duke intimiduar dëshmitarët, kurse Këshilli i Mandateve duhet të vendosë heqjen e imunitetit të Ballukut.

Ai u shpreh se protestat e PD duhet të përshkallëzohen deri në paralizimin e jetës publike duke ja bërë të pamundur qeverisë punën, pasi drejtësia sot duket se kontrollohet nga Edi Rama.

Kopliku: Kjo nuk është betejë që fitohet me një protestë apo 2. Duhet të përshkallëzohen revoltat dhe duhet të paralizohet jeta publike duke mos i dhënë mundësi qeverisë të vijojë punën. Ai drejton drejtësinë, po të shohim cdo reformë, nga Agrare deri tek drejtësia, ata e quajnë nëse e kontrollojnë totalisht.

Rasti Balluku është rasti më i qartë se si kontrollohet drejtësia.

Këshillin e Mandateve e thërret kryetari i Kuvendit dhe arsyeja e shtyrjes është se duhet të pritet vendimi i Kushtetueses, gjë që nuk ka sens. Vendimi në GJK ka të bëjë me pezullimin nga detyra të zonjës Balluku, kurse Këshilli i Mandateve duhet të vendosë heqja e imunitetit pasi SPAK ka prova se Balluku ka ndërhyrë dhe po ndërhyn duke intimiduar dëshmitarët.

About Redaksia

Check Also

Banda kriminale shtetërore që po kryen vrasje dhe gjobëvënie

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne …