Shqipëria do të shkojë drejt protestës më të madhe dhe të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria. Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot para mediave se PD dhe opozita nuk do t’i zhgënjejë shqiptarët. Berisha i bëri komentet pas vizitës së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ai u shpreh se ndërkombëtarët po presin këtë protestë.
“Tronditës skandali i AKSHI-t. Mund të them se në sallat e tempullit të demokracisë, fantazma e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama ishte më e përçmuara. Shqipëria e Edi Ramës, renditet si një nga diktaturat autoritare që bazohet në drogë. Krahas mbledhjeve ne grup apo fjalimeve, ne patëm edhe takim të rëndësishme me personalitet të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, ku gjetën mirëkuptim të plotë. Jehona e protestës ishte e fuqishme. Nga miqtë tanë pritej protestë e dytë, po me aq insistim sa pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë. Unë dënoj aktin puçist të Ramës, me të cilin ai për të mbrojtur veten e tij bllokoi Parlamentin dhe nuk lejoi shqyrtimin e dosjes. Qytetarët do flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana e Shqipëria. Ftoj opozitën dhe opozitarët të vazhdojmë këtë betejë deri në fund. Shpresa e vetme është opozita dhe ajo nuk zhgënjejë”, tha Berisha.
Gazeta RD