600 milionë euro në vit/ Skema kriminale Rama-KAYO

Analisti Neritan Sejamini ka zbërthyer skemën qeveritare të KAYO-s, kompanisë që shteti ka krijuar për të operuar në fushën e industrisë ushtarake dhe prodhimit për nevojat e mbrojtjes.

Sejamini thotë se si subjekt publik, KAYO do të ishte e detyruar t’i nënshtrohej ligjit të prokurimit publik, kontrolleve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe auditeve shtetërore për çdo blerje, investim apo kontratë që do të realizonte.

Por megjithatë, qeveria ka zgjedhur një model tjetër funksionimi: krijimin e katër kompanive të përbashkëta me partnerë privatë, të cilat do të jenë kompani bija të KAYO-s.

Pikërisht në këtë pikë nisin edhe shqetësimet kryesore.

“Blerjet dhe investimet që do të kryhen nga këto kompani të përbashkëta nuk do të jenë pjesë e sistemit të prokurimit publik. Kjo do të thotë se qindra miliona euro, që pritet të shpenzohen në pesë vitet e ardhshme, do të dalin jashtë konkurrencës dhe jashtë kontrollit publik mbi procesin e blerjes.”- shprehet analisti.

Në tre nga katër këto kompani, shteti do të zotërojë vetëm 20% të aksioneve, duke mos pasur asnjë kontroll real mbi vendimmarrjen strategjike dhe financiare.

Ndërkohë, kompanitë do të operojnë në kushte monopoli, me fitime të garantuara, të cilat sipas skemës aktuale do të përfundojnë pothuajse të gjitha te partnerët privatë, ndërsa përfitimi për shtetin do të jetë minimal.

Sipas të dhënave të bëra publike, qeveria parashikon të shpenzojë mbi 600 milionë euro në vit për tre vitet e ardhshme. Një pjesë e madhe e këtyre fondeve do të përdoret për investime që do të realizohen përmes këtyre kompanive të përbashkëta, pa procedura prokurimi publik dhe pa transparencë.

Sejamini e krahason këtë model të ngjashëm me skemat e inceneratorëve dhe aferën e AKSHI-t, duke argumentuar se industria ushtarake që po krijohet ndjek të njëjtën logjikë: transferimin e fondeve publike drejt subjekteve private me fitime të garantuara.

Sipas tij, ndryshimi kryesor është se në këtë rast shmanget edhe përgjegjësia ligjore për shkelje të barazisë në tendera, pasi tendera nuk do të ketë.

About Krye Redaktor

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …