AMF publikon raportin vjetor 2025: SIGAL IG paguan 26.02% të dëmeve totale të tregut të sigurimeve

Në sigurimet e jetës, kompania paguan 41.84% të dëmeve, ose 133,915,000 Lekë (afërsisht 1.39 milionë euro) nga 320,070,000 Lekë (afërsisht 3.31 milionë euro) të totalit të tregut.

Në sigurimet jojetës, SIGAL IG paguan 25.38% të dëmeve, ose 2,001,800,000 Lekë (afërsisht 20.7 milionë euro) nga 7,887,627,000 Lekë (afërsisht 81.6 milionë euro) të totalit të tregut me 8 operatorë.

Mbi 22.09 milionë euro dëme, ose përkatësisht 2,135,715,000 Lekë u paguan nga SIGAL IG përgjatë vitit 2025.

Në siguracionet e tjera:

SIGAL IG paguan 1,390,355,000 Lekë (afërsisht 14.38 milionë euro) dëme në sigurimet motorike, nga të cilat:

  • 504,617,000 Lekë (afërsisht 5.22 milionë euro) në sigurimet e Kartonit Jeshil,
  • 95,704,000 Lekë (afërsisht 0.99 milionë euro) në sigurimet kufitare,
  • 388,169,000 Lekë (afërsisht 4.01 milionë euro) në sigurimet KASKO.

Kompania pagoi 41.98% të dëmeve totale të tregut në siguracionet e pronës nga fatkeqësitë natyrore, përkatësisht SIGAL IG pagoi 241,936,000 Lekë (afërsisht 2.50 milionë euro) për dëmet në pronë.

  • SIGAL IG pagoi 354,864,000 Lekë, 47.87% të totalit të tregut, për aksidente dhe shëndet.
  • SIGAL IG pagoi 70.9% të totalit të tregut, përkatësisht 215,150,000 Lekë për shëndetin në udhëtim.
  • SIGAL IG pagoi 306,959,000 Lekë, 46.52% dëme të tregut të paguara në sigurimin e sëmundjeve

Pagesa e shpejtë e dëmeve, brenda 14 ditëve pune nga dorëzimi i dokumentacionit, me korrektesë dhe përpikëri, sipas kontratave në fuqi dhe legjislacionit, mbetet filozofi e punës së kompanisë.

Përllogaritja e dëmeve bëhet sipas legjislacioni dhe një rregulloreje të qartë dhe kompania nuk ka deri më tani asnjë ankesë zyrtare, as në zyrat e kompanisë dhe as në Byronë e Ankesave pranë AMF, për mënyrën e trajtimit apo përllogaritjes së dëmit, ca më pak për refuzim pagesash të tyre.

About Redaksia

Check Also

Qeveria, ligj për të sjellë 30 milionë euro bitcoin të krimit nga Belgjika

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të …