Çështja Balluku/ Raportuesi i Parlamentit Evropian: SPAK-u të mbështetet në punën e tij!

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka mbajtur një konferencë për shtyp, këtë të premte, në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Shqipëri.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen Balluku, Schieder, u shpreh se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit dhe se SPAK duhet të mbështetet në punën e tij.

Edhe pse, sipas tij, PE nuk komenton çështjet juridike dhe ato ligjore, Schieder, u shpreh se të gjitha institucioniet duhet të mbështesin punën e SPAK-ut.

“Kur vjen në Shqipëri lexon shtypin por dëgjon dhe aktorë të ndryshëm. Duhet të them se PE nuk komenton cështje juridike apo ligjore, por institucionet duhet të kryejnë punën e tyre. SPAK duhet të bëjnë punën e tyre me gjetjen dhe tyre dhe gjithçka që mendojnë se është e nevojshme dhe ne kemi thënë që të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK. Sa për Kuvendin e Shqipërisë jam i sigurt që do të bëhen diskutimet e duhura dhe do të merren vendimet e duhura në bazë të kushtetutës”, – ka deklaruar Schieder.

Ky koment i raportuesit të PE-së, vjen në një moment kritik për situatën e Belinda Ballukut, të cilën GJKKO e ka pezulluar nga detyra, SPAK kërkon ta arrestojë, ndërsa qeveria thotë se janë cënuar kompetencat e ekzekutivit.

SPAK nga ana e tij ka argumentuar se nuk ka konflikt kompetencash pasi masa është personale, por megjithatë qeveria ka dalë me qëndrim tjetër duke u munduar ta mbajë Ballukun, të pandehur për korrupsion, në krye të shtetit.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …