Miku i Rames Lajcak del në dosjen e Epstein. Mbi tre milionë dokumente të dosjes së Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara
Në dokumentet e publikuar së fundmit, të skandalit të autorit të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein vazhdon e del në pah edhe emri i politikanit dhe ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Mesazhet e publikuara të vitit 2018, flisnin për një marrëdhënie më personale nga sa kishte pranuar më parë Lajçak.
Flasin për politikë, si pazar dhe femra. Po sjellim fragmente të zbardhura:
ML: Nga rruga, kam një person për të në Sllovaki – ish-kryeministrin tim.
Ai është jashtë qeverisë dhe kërkon një axhendë të re. Ai do të ishte i lumtur të luante lojën e Steve. Dhe është i mirë.
.
Ep: Bolsonaro. I jep Steve një shtysë të madhe. Do të doja shumë ta takoja Lavrovin me ty.
.
ML: E dua Lavrovin. I kujtoj Steve ftesën për të ardhur në Sllovaki dhe për të takuar Ficon.
Dhe po të kujtoj për disa (plus Malin e Zi).
.
Ep: Unë dhe ai do të vijmë në Evropë pas zgjedhjeve të nëntorit.
.
ML: Vajzat janë të pabesueshme.
.
Ep: Është eksporti i tyre më i mirë.
Ti merr bluzën. Pastaj merr vajzat.
.
ML: Ok, do të bëj.
.
Ep: Pa shaka, motrat e tyre po notojnë në pishinë. Po më dhemb koka.
.
ML: Kjo nuk është e drejtë.
.
Ep: Mendova se janë nën 30 vjeç. Pra. Ndoshta shumë të reja për ty. Apo duhet të them nën 50 vjeç.
.
ML: Mos u sill keq. Nuk më njeh në veprim.
.
Ep: Tani do të kem makth Miro Lajcak:
.
ML:Të fala nga Kievi – Vetëm për të konfirmuar që vajzat këtu janë po aq të bukura sa gjithmonë 🙂
