Deputeti i PD, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend reagoi ashpër ndaj deputetëve të PS, duke ju drejtuar se, keni inteligjencë nën mesatare, ju duhet ChatGPT.
Boçi tha se, nuk ka pasur konsultim për thirrjen e mbledhjeve të komisionit dhe nuk mund të dilni dot në konkluzion që kemi qenë ne apo jo në mbledhje komisioni.
Luçiano Boçi: Dhe dhe, dhe qartazi, ke nevojë dhe të sqarohesh. Dhe unë e përcaktova, nuk ka pasur mbledhje të vlefshme që ju të përcaktoni apo jo prezencën tonë. Mbledhja e komisionit thirret në konsultim me kryesinë e komisionit. Është alfa e funksionimit të një komisioni. Nuk ka pasur konsultim për thirrjen e mbledhjeve të komisionit dhe nuk mund të dilni dot në konkluzion që kemi qenë ne apo jo në mbledhje komisioni. S’dilni dot më.
Prandaj keni nevojë për ChatGPT-në. Dhe përdoreni se neni 24 dhe 55 i rregullores së Kuvendit që i referoheni në projektvendim, nuk flet asgjë për komisionet e posaçme, nuk thotë asgjë që ju keni të drejtë t’i ndërroni këto komisione në mes të rrugës, sipas dëshirës dhe qejfit tuaj.
Që të merrni ju shumicën, sepse ju doni të bëni çorçomere gjithë Shqipërinë, siç e keni bërë deri më tani me ndarjen sipas votave politike dhe jo sipas interesave të qytetarëve. Sepse kjo është e vërteta. Vini mend në kokë, mos bëni ultimatume as në konferencën e kryetarëve, as në seancën plenare sepse ne jemi parti që vendimet tona i marrim vetë, jemi autonom.
Gazeta RD