Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësi investimi prindëror: Shkollim dhe pension për fëmijën

A e dinit se nëse prindërit kontribuojnë 20 mijë lekë çdo muaj (10 mijë Lekë njeri dhe 10 mijë Lekë tjetri) në fondin e pensioneve SIGAL me normën e sotme të kthimit të fondit, rreth 4.55%, në llogarinë e fëmijës në moshën 18-vjeçare do të kishte rreth 6.48 milionë lekë?

Në këtë mënyrë fëmija mund të tërheqë interesin prej 2.15 milionë lekë për 18-vjetor dhe duke lënë pjesën tjetër për maturim, pa asnjë kontribut tjetër shtesë, vetëm falë atij mekanizmi që njihet si interesi i përbërë, “puna e parave duke fjetur”, garanton rreth 28 milionë lekë të reja në moshën 60-vjeçare, ose një superpension dinjitoz me 233 mijë lekë në muaj për 10 vjet?

Llogaritjet e paraqitura kanë qëllim vetëm informues, kthimet e treguara mund të ndryshojnë dhe nuk përbëjnë garanci për performancën apo rezultatet e ardhshme, por në përllogaritje është marrë hipotetikisht e palëvizshme norma e këtij viti: rreth 4.55%, çfarë është një tregues solid.

CEO i SIGAL Invest, z. Avni Ponari, i pyetur nga Ora News tregon se kjo mundësi investimi mund të kombinohet edhe me sigurimin e jetës së prindit, që i jep garanci shumëfishë fëmijës:

“Nëse kemi një fëmijë të vogël të sapolindur dhe duam që atij t’i bëjmë një dhuratë kur ai të mbushë moshën 20-vjeçare, ne mund ta vendosim këtë duke aplikuar një formë të veçantë në të cilën ai mund të përfitojë në moshën 20-vjeçare rreth 20 mijë euro. Pjesa e mbetur, ose të gjitha interesat e mbetura, kalojnë në pensionin privat, të cilat marrin vlera të konsiderueshme deri në fund të veprimtarisë apo të mbylljes së kontratës.

Kjo është mjaft interesante sepse duke e shoqëruar këtë edhe me sigurimin e jetës, kemi të bëjmë me një sigurim të dyfishtë dhe në rast ngjarjeje të caktuar të cilat ne nuk i përcaktojmë dot, atëherë përfitimi është shumë më i madh”.

Në këtë mënyrë, në SIGAL Fond Pensioni jep garancitë janë shumëfishe: shumën e siguruar me sigurimin e jetës së prindit, interesi për moshën 18-vjeçare dhe superllogaria e moshës 60-vjeçare. Vetëm 18 vjet investim i zgjuar mujor nga prindërit, përfitimet mund të shtrihen në breza për fëmijën, kur ai te jetë vetë një gjysh dhe prind.

About Redaksia

Check Also

A po plas fllluska e ndërtimit?/ Çfarë tregojnë shifrat

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë me 2.3 …