Kuajt e Gjykatës Kushtetuese!

Nga Irena BEQIRAJ

Kur lexova për shtyrjen e vendimit për çështjen Balluku nga korifenjtë e ligjit në Gjykatën Kushtetuese mendova: “qenë e mbetën kuaj” si në poezinë  Kuajt të Gjek Marinajt të shkruar në kohë të diktaturës.

Kuajt

Tërë jetën duke vrapuar rrimë
Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;
Hamë atë ç’na japin,
Ecim nga na thonë,
Edhe asnjë nga ne s’ka mendje të hollë.
Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti jashtë.
Po qemë dhe mbetem kuaj!

About Redaksia

Check Also

Betonieret po vrasin njerëz

Betonieret e një regjimi që vetëm betonizon dhe pastron para me betonin, po vrasin njerëz. …