Shehu: Shqipëria po mbushet me medikamente të pacertifikuara

Deputeti i PD, Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në seancën plenare tha se, lista e çmimit të barnave është e lidhur me veprime korruptive dhe po çon në boshatisjen e tregut farmaceutik shqiptar nga medikamentet e sigurta.

Ai tha se, kjo po ndodh për shkak se politikat aktuale të çmimeve po detyrojnë kompanitë serioze farmaceutike ndërkombëtare të largohen nga tregu shqiptar. Si pasojë, zvogëlohet sasia e medikamenteve të certifikuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), i vetmi institucion që garanton sigurinë e tyre.

Shehu theksoj se ky fond mbahet në nivele të ulëta, duke mbuluar vetëm rreth 40% të kostos së barnave. Për këtë arsye, qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë nga xhepi mbi 60% të vlerës së medikamenteve, një barrë e rëndë financiare për familjet.

Shehu: “Megjithatë unë sot desha të flisja të them të drejtën për një çështje që ka filluar që është diskutuar dhe debatuar sot mjaft në media edhe në opinionin publik. Çështja e listës së çmimit të barnave.

E lexoj vazhdimisht dhe e shikoj që flitet dhe diskutohet, disa herë dhe në një mënyrë, në mënyra jo shumë të sakta. Ku është çështja dhe ku është problemi? Dhe pse e lidha me elementin e parë? Sepse dhe lista e banave që po bëhet është e lidhur me mjaft veprime korruptive, është e lidhur me veprime të cilat në këtë mënyrë dëmtojnë ndesh rëndë qytetarët, por dhe buxhetin e shtetit. dhe ngelin të pa dënuara dhe të pa bllokuara.

Çfarë po ndodh? Është paraqitur një listë çmimesh barnave. Thelbi dhe esenca e saj është vazhdimi i një procedure, i një procesi të rrezikshëm që ka filluar në farmaceutikun shqiptare. e cila lidhet me tre elementë.

Së pari, lidhet me dobësimin dhe uljen e vazhdueshme të sigurisë medikamentoze, absolutisht, duke bërë çfarë? Duke përzënë dhe duke detyruar të largohen kompanitë serioze, duke shkurtuar gjithmonë e më tej për sasinë e medikamenteve të çertifikuara nga EMA që është organizmi europian, agjensia europiane kryesore e cila është përgjegjëse për sigurinë medikamentoze.

E dyta është duke ulur ulur ose apo mbajtur njëlloj fondin e rimbursimit dhe duke bërë që në Shqipëri qytetarët shqiptarë të detyrohet të paguajnë mbi 60% të shumës së medikamenteve nga xhepi, sepse fondi i rimbursimit mbulon vetëm rreth 40%. Dhe e treta, që gama e medikamenteve që qarkullojnë në Shqipëri është shumë e ulët.

Çfarë po ndodh me listën e fundit? Apo çfarë po ndodh me listën e fundit? Është kjo tendencë. Në mënyrë të paprecedent, pa asnjë negocim me kompanitë. Vihen dhe përcaktohen çmime të blerjes nga shteti të medikamenteve të këtyre kompanive, jashtë mundësi, jashtë interesave të kompanive. Gjë që bën dhe po bën tërheqjen e kompanive serioze.

Boshatisjen e tregut shqiptar nga medikamentet e sigurta. Kjo krijon hapësira, padyshim, dhe veçanërisht për listën e rimbursimeve, që të mbushet vendi me medikamente të paçertifikuara nga organizmat ndërkombëtare.

Ç’do të thotë një medikament i paçertifikuar nga EMA? Do të thotë një medikament i pasigurtë. Do të thotë një medikament që nuk lejohet të qarkullojë në vendet e Bashkimit Europian, do të thotë një medikament që nuk lejohet të qarkullojë as në Kosovë, ku qartësisht në ligjin e Kosovës është e shkruar që në Kosovë mund të qarkullojnë medikamente vetëm ato të cilët janë të regjistruar nga agjensia europiane përkatëse EMA.

Pra, në këtë mënyrë mbahet niveli i sigurisë medikamentoze. Kjo po bën që në Shqipëri gjithmonë e më tepër të stimulohen medikamente të cilat nuk janë të çertifikuara. Medikamente që vijnë nga burime të paqarta, qoftë të importit, qoftë të prodhimit të brendshëm. Sepse dhe prodhimi i brendshëm duhet shtyrë, duhet duhet të kalojë detyrimisht një çertifikim ndërkombëtar, që është çertifikimi i EMA-s. Ndryshe, asgjë nuk ka marsh sigurie”.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …