Të gjithë janë të pakënaqur, por iu duhet një popull hua për të protestuar!

Nga Ilda ZHULALI

Nis mengjesi, dhe dëgjoj me durimin sa mali Everest ankesat që të tregojnë se deri ku ka arritur vjedhja, makutëria, paaftësia. Se si i afti është zhdukur në kurbet se doli i mbikualifikuar, dhe i pashkolli është bërë inxhinier, doktor, mësues, drejtor, kryeministër.
Dhe me durimin sa mali Everest dëgjoj se si u zure me doktorin në spital, si desh të zuri mali që rrëshqiti mbi rrugë, si shkolla është bërë kasaphane, si duron shefin që të thotë fjali që as fëmija yt 5-vjeçar nuk bën gabim t’i shqiptojë, deri në fundin e fundit se nga ky vend duhet të ikësh me vrap, dhe duke e mbyllur me shprehjen lapidaro-betonuese: si durojnë këta njerëz, si nuk reagon ky popull.
Sepse ti je në kërkim të një populli tjetër që reagon në emrin tënd… me variantin “anonim, ju lutem”. Se të pëlqen shumë kur sheh si protestojnë francezët, italianët, madje edhe serbët… ah po… ata kanë popuj!
Ndërsa ti… ti je gati të vrasësh gruan, të shqyesh fqinjin, t’ia thyesh turinjtë vajzës, të bësh hàsha vëllain a mikun, por për të protestuar kundër qeverisë… të duhet një popull hua!
Shihemi me 10 shkurt!

About Redaksia

Check Also

Propagandë e skaduar me armiqtë e pensionistëve e mësuesve!

Nga Belind KELLIÇI Edi Rama ka zbuluar sot se gjykatësit e paskan fajin për pensionet …