Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Me datën 10 qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, tani jemi në kilometrin e fundit, ndërkaq ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 10 shkurtit.

Ai tha se, do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë.

Berisha: E thashë këtë, sepse kjo kohë është kohë e vështirë.

Kjo kërkon që ne… unë e di fare normale të thoni se do merremi vetëm me këtë.

Jo, do merremi me shumë gjëra në këtë kohë.

Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj.

Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë.

Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera.

Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt.

Në çdo vatër, tek çdo shqiptar.

Revoltë dhe vetëm revoltë.

Kemi arritur disa objektiva, jemi në kilometrin e fundit, prapë e them.

Asgjë në botë nuk do mund të ndalë marshin tonë.

Ndaj dhe me datën 10, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi dhe kreut të tij, Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …