Këlliçi nga Washingtoni: Lufta e SHBA ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, lajm i mirë për Shqipërinë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi që ndodhet në Washington SHBA, në një reagim të tij në rrjetet sociale shkruan se, përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Këlliçi dhe një grup deputetësh të opozitës ndodhen në SHBA ku kanë zhvilluar takime të shumta.

Postimi i Belind Këlliçit

Washington DC

Në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen Kongresmenin Pete Sessions, dhe Kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqendrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashkëta.

Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

 

About Redaksia

Check Also

Balliu: Ilir Proda u shkarkua prej presionit të qytetarëve, por sistemi mbetet! Bizhga nuk është reformë

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu: Largimi i Ilir Prodës nuk është një lëvizje …