Banorët në Berat kërkojnë rrugë, nënkryetari i Bashkisë: Protestoni sa të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit kanë protestuar ditën e sotme para Bashkisë. Shkak është bërë mungesa e infrastrukturës rrugore që i lidh këto zona me njëra-tjetrën dhe me pjesën urbane.

Banorët e fshatrave Gjeroven, Mbolan dhe Veleshnje, u mblodhën në protestë përpara Bashkisë Berat, duke i bërë thirrje autoriteteve lokale që të marrin masa për të ndërtuar rrugën e re.

Një përfaqësi prej 4 personash ka hyrë në Bashki për t’u takuar edhe me drejtuesit e institucionit dhe sektorëve të linjës që mbulojnë Urbanistikën dhe Ndërmarrjen e Mirëmbajtjes së Rrugëve.

Dy prej përfaqësuesve nga banorët e protestës, që u takuan me nënkryetarin e bashkisë, pohuan pas daljes se zyrtarët u thanë që “nuk ka fonde dhe nuk bëhet dot rruga”.

“Na thanë bëni protesta sa të doni, rruga nuk bëhet se s’ka fonde Bashkia”, u shpreh një prej tyre për atë çfarë u bisedua në institucion.

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …