Drejtoreshën e Policisë në grupin kriminal të AKSHI-t, merret vendimi nga Apeli

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në lidhje me sekuestrimin e sendeve personale që lidhen me një hetim që SPAK po zhvillon për një dosje penale.

Sipas njoftimit, trupa gjyqësore e kryesuar nga Florjan Kalaja mori vendimin që të pranonte pjesërisht kërkesën në fjalë, duke ndaluar publikimin e të dhënave që lidhen me materialet e sekuestruara dhe që i përkasin ankimuesit.

Shkalla e parë e GJKKO-së kishte marrë vendimin për sekuestron e këtyre materialeve që SPAK i cilësonte me rëndësi për hetimin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”, duke pranuar pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

About Redaksia

Check Also

Vendimi/Balluku drejt burgut

Alibia e Ramës për të mos dorëzuar Ballukun në prangat e drejtësisë me pretekstin se …