PD Vlorë denoncon krimin e shëmtuar ndaj gazetarëve dhe qytetarëve

Partia Demokratike, Dega Vlorë dënon me forcën më të madhe aktin e rëndë dhe të papranueshëm të dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj gazetarëve dhe qytetarit të ndershëm e punëtor, me inicialet P.N, 67 vjeç, i cili ndodhej në vendin e tij të punës dhe në biznesin e tij në momentin kur u sulmua fizikisht.

Në deklaratën për shtyp të PD Vlorë thuhet se, ky akt brutal përbën një goditje të rëndë dhe kriminale ndaj lirisë së fjalës, medias së lirë dhe qytetarëve të zakonshëm, dhe meriton ndëshkimin më të ashpër të parashikuar nga ligji.

Dhuna ndaj gazetarëve dhe qytetarëve të lirë përbën një precedent tejet të rrezikshëm për shtetin e së drejtës dhe për funksionimin normal të një shoqërie demokratike. Ajo është produkt i një pushteti që nuk pranon zëra kritikë, që nuk toleron denoncimin e problemeve reale të qytetarëve dhe që reagimin ndaj së vërtetës e ka zëvendësuar me presion, kërcënim dhe intimidim. Kjo është fytyra e një pushteti të kalbur, që mendon se gjithçka mund të kontrollohet me forcë.

Partia Demokratike – Dega Vlorë shpreh solidaritetin e plotë me gazetarët e Vlorës dhe me qytetarin e ndershëm e punëtor, i cili është sulmuar ditën e djeshme.

I bëjmë thirrje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë që të nisë menjëherë procedurat ligjore, të identifikojë dhe të ndëshkojë autorët e këtij akti të rëndë, duke mos lejuar që një ngjarje e tillë të kalojë në heshtje apo pandëshkueshmëri.

Partia Demokratike do të qëndrojë gjithmonë në krah të medias, gazetarëve dhe qytetarëve të lirë, dhe do të denoncojë çdo akt dhune, presioni apo intimidimi ndaj tyre.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …