Shuhet Ahmet Omi, Boçi: Shkodra humbi një nga personalitetet më të rëndësishme

Deputeti i PD, Luçiano Boçi i shpreh ngushëllime familje për ndarjen nga jeta të Ahmet Omit, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore në Shkodër.

Boçi shkruan se, Ahmet Omi, përfaqësues i familjes së njohur Omi në Shkodër, e nisi angazhimin politik me Partinë Demokratike që në fillimet e saj. Për shumë vite ai mbajti detyrën e sekretarit të Degës së PD-së në Shkodër, duke drejtuar procese të rëndësishme në periudha të ndryshme politike.

Postimi

Shkodra humbi një nga personalitetet më të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore.

Ahmet Omi u nda nga jeta në një kohë kur këshillat e tij, të veshura me urtësi, edukim qytetar, përkushtim familjar dhe përvojë të gjatë, ishin një nga vlerat më të çmuara që kushdo që e njihte mund të merrte prej tij.

Përfaqësues i familjes së njohur të Omëve të Shkodrës, Ahmet Omi nisi angazhimin e tij politik me Partinë Demokratike që në fillimet e saj. Për shumë vite, si sekretar i Degës së PD Shkodër, ai drejtoi me profesionalizëm dhe përkushtim procese të rëndësishme, të cilat koha dhe realiteti politik i kërkonin.

Si nënkryetar i Bashkisë Shkodër dhe si zyrtar që ka drejtuar e shërbyer në disa institucione, ai ishte modeli i shërbyesit publik, gjithmonë në shërbim të komunitetit dhe interesit qytetar.

Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes Mirjana, djemve Alban dhe Arion, si dhe gjithë të afërmve dhe familjarëve për këtë humbje të rëndë.
Pushofsh në paqe!

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …