Avokati: Çështja ndaj Berishës dhe Malltezit tërësisht politike, shkresa e FA rrëzon pretendimet…

Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij zhvilluan një konferencë për shtyp ku u shprehën se procesi gjyqësor për dosjen “Partizani” përbën persekutim politik ndaj tij dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi, deklaroi se kallëzimi penal i rremë, përmbante emra konkretë personash të cilëve u atribuoheshin vepra penale, por SPAK nuk ka regjistruar asnjë emër gjatë hetimeve paraprake. Sipas tij, kjo është bërë për t’u mohuar të drejtat kushtetuese personave në fjalë, përfshirë të drejtën për t’u marrë në pyetje gjatë fazës së hetimit.

Mëngjesi akuzoi gjithashtu SPAK-un për tejkalim kompetencash, duke argumentuar se neni 287 i Kodit Penal, që lidhet me pastrimin e produkteve të veprës penale, nuk është në juridiksionin e këtij institucioni në mungesë të një funksionari të lartë shtetëror të regjistruar si i dyshuar.

Avokati Mëngjesi: Duhet bërë me dije se kallëzimi, pavarësisht se ai është i rremë, ka pasur emra konkretë në kallëzim, personave që ju atribuohej vepra penale, por SPAK-u nuk ka regjistruar asnjë emër personi, për arsyen e vetme për t’ju shkelur të drejtat kushtetuese dhe marrjes dhënie në pyetje gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Gjithashtu, SPAK-u ka tejkaluar kompetencën e vet, për arsye sepse neni 287, që është pastrimi i produkteve të veprës penale, nuk është në kompetencë të SPAK-ut dhe, për arsye sepse nuk ishte ndonjë funksionar i lartë shtetëror si të regjistruar si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale. SPAK-u ë nuk e ka mbajtur këtë mbi dy-tre vjet në hetime pa emra personash konkretë.

Doktor Berisha dhe zoti Malltezi janë caktuar masat e sigurimit pa u pyetur asnjëherë nga SPAK-u. Gjithashtu, një prej pikave më thelbësore në këtë çështje është ndryshimi i destinacionit në klubin Partizani. Ndryshimi i destinacionit në klubin Partizani është bërë nga kryeministri i vendit, i tanishëm, atëherë kryetar bashkie i Tiranës, zoti Edi Rama, në vitet 2004, 2006 dhe në fund në vitin 2008 me zonimin funksional të planit të përgjithshëm të Tiranës.

E vetmja pikë ku SPAK-u kapet për ta akuzuar Berishën, është për arsye sepse zoti Berisha ka qenë kryetar i KRRTRSH-së por asnjëherë KRRTRSH-ja nuk ka marrë ndonjë vendim pa i vajtur nga KRT-të e bashkive dhe KRT-të e bashkive, sipas vendimit 29 të vitit 2006, kanë, nuk mund të kthehen ato që shkojnë në KRRTRSH. Gjithashtu, një prej pikave të tjera është që ish-pronarët e klubit Partizani ë, ku u është njohur kjo pronë që në vitet ’95 të themi dhe, e kanë marrë këtë pronë shumë vonë. Në vitin 2007 ë kanë vijuar me proceset dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ata kanë kërkuar për t’ju kthyer kjo pronë.

Gjithashtu ish-pronarët kanë paguar 700.000$ kesh. Ndërkohë, nëse do të kishte ndonjë komunikim midis zotit Malltezi dhe zotit Berisha, atëherë do të pritej vetëm pak javë për miratimin e VKM-së për t’u paguar kjo me letra me vlerë, sikurse e pa dhe zoti Malltezi. Një prej pikave të tjera që tregon tendencën e SPAK-ut, ka patur një komunikim zyrtar me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosur, ku ka saktësuar me shkresë që në vitin 2022, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura se klubi Partizani nuk ka qenë pjesë e planit të përhapjes as në vitin 2006, as në vitin 2007 dhe as në vitin 2009. Megjithatë, SPAK-u ka thërritur mbi 30 dëshmitarë, ish-ushtarakë, për të pyetur nëse kjo është apo jo në planin e përhapjes. Kështu që kjo çështje nuk ka thelb, nuk ka bazë dhe është tërësisht politike për të përndjekur kryetarin e opozitës, zotin Berisha dhe zotin Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …