Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve të Tiranës, të gjithë demokrateve e demokratëve, mbështetësve tanë në lagjet tuaja, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë.

Të dashur zotërinj kryetarë të degëve, i dashur zoti deputet, doktor Zija Ismaili, përshëndetje edhe njëherë.

Vij me shumë kënaqësi të takohem me ju, në një kohë jashtëzakonisht të veçantë për vendin.

Në një kohë, në të cilën sot, në këtë moment që jemi të mbledhur, organizata kriminale e Edi Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë në mbrojtje të Lubi Ballukut.

Sot, në momentin që mblidhemi këtu, organizata kriminale voton kundër interesave më jetike të çdo qytetari shqiptar.

Voton që një grup hajdutësh, të cilin nuk e ka pasur kurrë në histori Shqipëria, i cili ka vjedhur miliarda e miliarda, të vazhdojë të vjedhë miliarda të tjerë.

Voton, të dashur miq, në një moment kur realisht ky vendim mund të këpusë çdo urë lidhje.

Mund të bëjë zero të gjithë përpjekjet tona 35-vjeçare për t’u integruar në BE.

Votojnë për të kuptuar shkallën e tyre.

Votojnë pasi kanë marrë mesazhin se kjo çështje është një çështje themelore për ne, për ata, për Brukselin dhe kjo mund të na detyrojë të zhbëjmë nga e para procesin e integrimit të Shqipërisë.

Një paralajmërim që nuk është dëgjuar kurrë më parë.

Asnjëherë nuk kisha dëgjuar, as ata që e komentojnë këtë paralajmërim.

Me gjithë këtë, ne që jemi këtu, dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, Edi Rama për të mbrojtur krimet e tij urdhëron, dhe me pesë vota vendos që të mbrojë me çdo kusht karrigen e tij, të mbrojë veten nga vjedhjet sepse Lubia është vetëm emri fiktiv, aferat janë të Ramës mbi të gjitha dhe të asaj pastaj.

Nuk ka moment më kritik.

Nuk ka moment që të mund të tejkalojë se çfarë interesash janë të gatshëm të shkelmojnë këta antishqiptarë, kjo bandë kriminale për pasurimin e vet, për interesat e veta, për lëkurën e vet.

Një popull të tërë!

Fatin e një populli duan ta shkelmojnë duke besuar se nuk ekziston askush në këtë vend, përveç atyre.

Por ja që jemi ne dhe vijmë më te betuar se kurrë se nuk do ua falim për asnjë çmim, për asnjë arsye.

Ju, burra dhe gra, njerëz të ndershëm, keni 13 vjet që sakrifikoni.

Keni 13 vite që trysnoheni, që përçmoheni, që nënvlerësoheni.

Keni 13 vite që në vend të një përmirësimi, shihni një përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes tuaj ekonomike, të gjendjes suaj sociale, të shpresës dhe të besimit.

Dhe tani në finale marrim një goditje që asnjë njeri nuk mund ta parashikonte.

Pra, ne vijmë në këtë moment kur thirrja e çdo shqiptari, thirrja e këtij vendi është të ngrihemi me të gjithë forcën tonë në të drejtën tonë, për interesin e secilit prej nesh.

Për interesin e çdo fëmije, çdo të rrituri, çdo të moshuari.

Për interesin e vendit në tërësi.

Duke ardhur tek ju, po rikujtoja një moment, në vitet ’60, paraardhësit e tyre e shkëputën Shqipërinë nga kampi socialist.

Pse e shkëputën? Sepse udhëheqësi atëherë sovjetik, tha: kultet duhet t’i heqim, nuk duhet të ketë kulte.

Sigurisht, sistemi sovjetik ishte sistem barbar, mizor, por ky doli me tezën se kulti i Stalinit është kult demoniak dhe kultet nuk duhet të ekzistojnë.

Pra, këtu nuk kishte gjë të keqe. Ai donte të çlironte njerëzit nga kultet.

Enver Hoxha u shkëput për karrigen e vet, sepse ishte kulti, sepse ai me kultin mbrohej, mbronte pushtetin.

Dhe ne u zhytëm në izolimin më të thellë.

Për ne, lufta e klasave ishte një makineri diktatoriale e tmerrshme, por izolimi ishte përsëri një faktor tmerrësisht në favor të diktaturës.

Sepse ata që nuk vepruan si ne, kishin një hapësirë lëvizje nga Liqeni i Shkodrës në Kamçatkë.

Kurse ne, nga Hani i Hotit në Kakavijë.

Pse e jap këtë shembull?

Enver Hoxha ishte një gjakësor, kishte kryer krime monstruoze, dhe ai nuk mundet në asnjë mënyrë të lëshonte karrigen e tij.

Kurse sot Edi Rama, jo ndaj perandorisë të së keqes, siç ishte kampi socialist, por ndaj BE, ëndrrës më të bukur evropiane të të gjitha kohërave, do të na shkëpusë.

Pse? Për karrigen e tij. Sepse e di se po shkoi Lubia në bankën e akuzës do të shkojë edhe ai.

Ajo ia ka bërë benë. Sot ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit, duke çuar mesazhe, në mënyrë që të marrin vendimin që morën.

Pra, shikoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta ndaj nesh.

Shikoni se këta nuk njohin asnjë kufi.

Harrojnë që 90 përqind e shqiptarëve, ëndrrën më të bukur e shohin në BE dhe nuk e kanë gabim sepse në këtë komunitet është faktuar se njerëzit bëhen më të lirë, njerëzit bëhen më të mëkëmbur, njerëzit bëjnë një jetë më të mirë.

Kjo është e vërteta, ndaj dhe e duan me gjithë zemër.

Por, tani që vjen problemi që Edi Rama nuk ka ku shkon më, tani ai absolutisht është, me gjithë ultimatumin që ka marrë, se jemi të gatshëm të ndërmarrim një proces që nuk e kemi ndërmarrë kurrë, të zhbëjmë procesin e integrimit, ai gjithë ditën duke punuar për vendimin që do dalë sonte.

Ky është zhvillimi më i fundit dhe unë nuk kishte si ta injoroja këtë vendim.

Pra, është një thirrje e madhe për ne, dhe një gjë duhet t’u rikujtoj, në këtë situatë, shpresa e vetme jemi ne.

Shpesh me të drejtë thonë: njerëzit nuk kanë shpresë, jo njerëzit janë pa shpresë, si t’ia bëjmë për shpresën.

Prisni!

U votua. Zgjedhjet nuk i fitoi kurrë Edi Rama.

Ua them unë ju. Të mos gabojë njeri të mendojë se ka fituar zgjedhjet. Ka fituar farsën, po.

Po farsat opozitat nuk i fitojnë kurrë.

Farsat i fitojnë diktaturat.

Të ndalemi në këtë moment. Të japësh 2 miliardë euro, dy ditë para votimit, me të cilën ke falë gjoba dhe kamata për 210 mijë familje, zgjedhje nuk ka, të dashur miq.

Të gjithë ata që kanë minimumin e kulturës elektorale, dhe kur them këtu kulturë elektorale, e them në kuptimin ligjor. Sepse secili nga ne duhet ta ketë të qartë, e drejta elektorale është një e drejtë e veçantë, tërësia e të cilës përbën rregullin e zgjedhjeve.

Në qoftë se ti, dy ditë para zgjedhjeve, fal 2 miliardë euro për 200 mijë familje, që po t’ua pjesëtosh në pjesë të barabarta i bie 10 mijë euro për familje, ti zgjedhje nuk bën. Kurrkund, edhe në vendet më të lira të botës, zgjedhje nuk ka.

Zgjedhje nuk ka, edhe po nuk e bëre këtë. Po në qoftë se, e shndërron administratën në polici elektorale që kërcënon, që shantazhin, zgjedhje nuk ka.

Nuk ka zgjedhje në qoftë se përdor të gjitha burimet shtetërore, siç keni parë.

Përdor të gjitha automjetet.

Përdor të gjithë administratën.

Përdor të gjithë buxhetin.

Zgjedhje nuk ka, se ai tjetri që është në fushë nuk ka as parkun e qeverisë, as buxhetin që është i juaji dhe jo i qeverisë, nuk ka as armatën e punonjësve të paguar për t’u shërbyer qytetarëve që kthehen kundër tyre në zgjedhje.

Jo, kështu që zgjedhje nuk ka.

Zgjedhje nuk ka në qoftë se vrasës, trafikantë që kanë miliarda euro dhe që janë një emër, herë i njohur, herë i panjohur, vërsulen drejt zgjedhësve me hanxharë dhe para, zgjedhje nuk ka.

Dhe çfarë ndodh?

Ndodh që ai që zhvillon këtë farsë, në Shqipëri, në Venezuelë, në Bjellorusi dhe kudo, ai nuk ka asnjë orë legjitimitet.

Ai nuk ka legjitimitet për të qeverisur një ditë të vetme.

Opozita e atij vendi ka të gjithë të drejtën të përdorë të gjitha mjetet kundër tij.

Një qeveri që nuk vjen nga zgjedhje të lira, nuk mund të qeverisë një popull.

Dhe ky është rasti konkret.

Por, po e injorojmë komplet çështjen e zgjedhjeve.

Për një moment, të mendojmë se ato ishin normale.

Por një qeveri që i vjedh qytetarët, që kapet duke vjedhur dhe që në vend të përdorë ligjin, ndëshkimin, bën mburojë mandatet dhe imunitetit, që në atë moment ajo është qeveri që duhet rrëzuar, ajo është qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet, pavarësisht se ka dalë nga zgjedhje të lira.

Pra, janë dy gjëra, të cilat çdo qeveri e bëjnë të paligjshme.

E bën të paligjshme vota, farsa elektorale. Po kaq të paligjshme e bën vjedhja e qytetarëve.

Po u kujtoj një gjë këtu.

Në vitin 1997, këta ia dolën, i thonë qytetarëve që qeveria ka marrë paratë tuaja nga skemat dhe i ka vendosur në buxhet. I ka vjedhur qeveria. Shumica e qytetarëve e besuan dhe unë e realizova që ata e kanë besuar këtë gjë.

Çfarë bëra?

Unë u thashë bashkëpunëtorëve të mi, tani o miq, ne nuk mund të qeverisim asnjë ditë qytetarë që besojnë, që mendojnë se i kemi vjedhur.

Duhet të hapim rrugën, absolutisht ua them unë, duhet të hapim rrugën, të hetohemi, të faktohet që nuk kemi prekur një qindarkë kurrën e kurrës, t’i merrnim ne paratë e skemave dhe t’i fusim në buxhet, dhe pastaj po na pranuan shqiptarët, ne qëndrojmë opozitë dhe rikthehemi.

Dhe koha provoi, sado i dhimbshëm, sado i rrezikshëm, sado me pasoja, ishte vendim i drejtë.

Qytetarët e kuptuan më vonë se ne nuk kishim marrë asnjë qindarkë.

Kurse këta kanë vjedhur miliarda, janë faktuar me dosje, me prokurori dhe të gjitha dhe thonë jo, nuk do të na hetoni dot, nuk përgjigjemi, ligji nuk është gjë për ne, ne jemi mbi ligjin.

Nuk do i durojmë ne kështu.

Ndaj dhe ne, në misionin tonë, këta do t’i çojmë atje ku e kanë vendin.

Ia kam thënë Edi Ramës, i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë absolute, aq sa arritën të shpëtojnë Enver Hoxhën pa e zvarritur nga piedestali i tij bandat dhe kriminelët, aq do të shpëtojnë ty.

Sepse ka një popull të cilit ti i shkelmon votën.

Ka një popull që ti e plaçkit!

Tani ti, këtij populli i thua do të vazhdoj të të plaçkis prapë.

Jo, prandaj dhe ne jemi në misionin më të rëndësishëm sot.

Jemi në një mision më të rëndësishmin që kemi pasur nga themelimi gjer sot.

Më të vështirë, por të sigurt drejt fitores.

Dhe njëherë, ju jeni anëtarë, anetare me stazh, me vite dhe të rinj në PD.

Por, le të rikujtojmë historinë pak.

Në momentet më kritike, kur menduan se na arkivuan në histori, ne përkundrazi u ngritëm dhe sot jemi forca politike e dytë në të gjitha vendet ish-komuniste me këto përmasa që kemi ne.

Është Fideszi në Hungari, jemi ne në Shqipëri.

Dhe u garantoj se vetëm se ju me guxim keni mbrojtur idealet tuaja të drejta dhe të ndershme.

Asnjë shkak tjetër.

Ju u keni qëndruar besnikë idealeve tuaja.

U keni qëndruar besnikë të vërtetave.

Keni mbrojtur ato të vërteta, të cilat e kanë bërë të pamposhtur këtë parti.

Po.

Keni guxuar në të gjitha momentet kritike të qëndroni në anën e të vërtetës.

Ndaj dhe kemi fituar.

Imagjinoni pak, një javë pas themelimit, shpallëm para shqiptarëve dhe botës, çështja kombëtare ylli ynë polar.

E kuptoni ju që shqiptarët ishin të pushtuar në të gjitha anët, përveçse në Shqipëri, se çfarë tronditjesh krijoi ajo.

Po ne në qoftë se nuk mbronim këtë parim, nuk duhej të ekzistonim.

Ama sot ku është çështja kombëtare? Kthehuni pak mbrapa ku ishte dhe ku është sot.

Dhe mund të marr shumë të tjera.

Ndaj dhe në zgjedhjet e kaluara, pati parti të tjera, jemi opozitare, thanë. Këta janë të vjetër.

Por shqiptarët ne na votuan.

Në vende të tjera nuk ka ndodhur.

Në vende të tjera edhe parti në qeveri janë shuar.

E them këtë për të qenë të vetëdijshëm se shqiptarët besimin, shpresën e kanë tek ne.

Ne jemi shpresa e tyre.

Ku ta gjejmë shpresën? Shpresa është PD.

Shpresa është opozita shqiptare.

Jemi në kushte, rrethana të tilla, kur miliardat e drogës, hanxharët e krimit shndërrohen në votë. Vota shndërrohet në drogë dhe krim.

Jemi në rrethana të tilla kur vjedhjet monstruoze të qindra milionë, të miliardave, shndërrohen në votë. Vota shndërrohet në vjedhje.

Shikoni si i mbrojnë ata që janë në parlament Lubi Ballukun, Edi Ramën e me radhë.

E treta, tmerrësisht problematike, jemi në kushtet kur milionat e vjedhura shndërrohen në mashtrim. Mashtrimi në votë dhe vota në mashtrim dhe miliona të tjera.

Miq, gjatë diktaturës ne kishim një gazetë, ‘Zëri i Popullit’ dhe një televizion, televizioni shtetëror.

Nga mëngjesi gjer në darkë, vetëm gënjeshtra dhe demonizim të armikut të brendshëm të jashtëm dhe glorifikim të diktatorit dhe të keqes.

Shihni me kujdes. Atëherë ishin vetëm këto të dyja.

Por sot si ato janë me dhjetëra.

A ka dallim nga televizioni shtetëror i dikurshëm Top Tuneli që ditën pas protestës thotë se ai gazi që u hodh protestuesve, ishte marrëveshje mes Berishës dhe Ramës se ishte i skaduar.

A ka propagandë më të turpshme?

E gjitha kjo me paratë tuaja, me paratë e tunelit të Llogarasë. Me paratë e rrugëve që shemben. Me paratë e djegësit.

Po ky është vetëm një gjë e vogël në propagandën e tyre gjigante kundër opozitës, kundër jush.

43 banalistë paguhen çdo ditë për t’u mashtruar ju, për të mashtruar qytetarët, për të gënjyer, për të zvogëluar krimet e qeverisë, për ta mbrojtur.

Pra, kjo censurë e tejkalon disa herë atë të diktaturës, sepse në diktaturë ndiqnim Zërin e Amerikës, Radio Vatikanin, pra këto vënë një popull të tërë në censurë, në terr, në mashtrim.

Vini re titujt. Çfarë titujsh, u shkojnë nga zyra e kryeministrit.

Ish-shefi i propagandës së tij ia ka mbathur si delinkuent në arrati sapo doli i implikuar se çonte mysafirët e shtetit tek restoranti i vet.

Këto janë rrethanat.

Pra, nuk janë të lehta, janë të vështira.

Por ne vijmë në këtë kilometrin e fundit, dhe ta keni të qartë që ky është kilometri i fundit, vijmë pasi u kemi faktuar çdo shqiptari dhe çdo qytetari të lirë, zyrtari të lirë në Europë dhe në botë, se Edi Rama nuk bën zgjedhje, por bën farsë.

Dhe ju e patë vetë, Departamenti i Shtetit nuk dërgoi urim duke shpjeguar se ne urojmë vetëm zgjedhjet e lira, të tjera nuk urojmë.

Ju e patë vetë se 7 rezoluta ndërkombëtare denoncuan zgjedhjet në Shqipëri dhe narkoshtetin.

Pra, ne e mbrojtëm votën në kuptimin ligjor të saj.

Ai Libri i Zi që publikuam për zgjedhjet lokale, ai pati efekt të jashtëzakonshëm, se ai libër bëri që ata që erdhën për të vëzhguar zgjedhjet e përgjithshëm, të hapin sytë katër.

Ai libër bëri që në Kongresin e PPE në Valencia, shtatë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, rezoluta e votuar në unanimet, shprehet se në Shqipëri zhvillohet farsë elektorale, nuk zhvillohet zgjedhje.

Kjo ishte shumë e rëndësishme.

Pse?

Sepse, në qoftë se ai nuk ka legjitimitet një ditë të qëndrojë në pushtet, çdo veprim i yni kundër tij ka legjitimitet të plotë dhe ne jemi brenda ligjit shqiptar dhe ndërkombëtar në betejën tonë.

Ne denoncuam me qindra herë aferat e tyre.

Sot aferat e tyre kanë marrë dhenë, kanë marrë botën.

Ne kemi denoncuar me dhjetëra herë AKSHI-n, ne nuk bëmë kompromise me ta, por qëndruam.

Koha provoi sa të drejtë kishim ne.

Koha provoi se Edi Rama, siç është 2 metra siç thotë, është vetëm aparencë, sepse në thelb dhe mbrapa është Ergys Agas.

Është një turp njerëzor.

Është një njeri që përveçse ka vjedhura qindra milionë, urdhëron marrjen peng për të pasuruar familjen e tij, të biznesmenëve, të cilët nuk duhet të marrin pjesë në tendera.

Është Ergys Agasi, koordinatori i bandave të tij kundër zgjedhje, të cilin e ka përdorur për vrasje, për vjedhje, për çdo gjë tjetër.

Fatmirësisht, se ndonjëherë rastësia është mbreti, biznesmeni shkoi dhe dëshmoi në dy shtete.

Dëshmoi tek partnerët tanë, gjermanët, por edhe tek partneri tjetër.

Kështu që Rama tani është më i nxirë se Agasi.

Sepse Meçe ka dëshmuar çdo gjë për Ramën.

Ka dëshmuar çdo gjë për Lindën.

Gerond Meçe ka dëshmuar çdo gjë për të gjithë strukturën supermafioze të një agjencie shtetërore, nuk është ndërmarrje private.

ËshtëSigurisht, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, për të gjitha këto, nuk pret gjë tjetër veçse rrëzimin e tij dhe fitoren tonë.

Ndaj dhe, më 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësore.

Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu.

Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie.

Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak.

Kjo është një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur nevojë më shumë për ne se sot. agjenci shtetërore AKSHI.

About Krye Redaktor

Check Also

Vendimi/Balluku drejt burgut

Alibia e Ramës për të mos dorëzuar Ballukun në prangat e drejtësisë me pretekstin se …