Berisha: PD nuk bëhet pjesë e asnjë ndërhyrje në ligjet e drejtësisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se, Partia Demokratike nuk bëhet pjesë e asnjë ndërhyrjeje në ligjet e drejtësisë dhe mbështet plotësisht të drejtën e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të kërkuar një piramidë rrogash në përputhje me Kushtetutën.

Pyetje: Z. Berisha, edhe një pyetje tjetër që lidhet me kulmin e debateve për rrogat e gjyqtarëve. Ish-ministri i Drejtësisë dhe njëherazi kryetari i Komisionit të Ligjeve të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka paralajmëruar gjyqtarët e GJKKO-së që ‘të vënë gishtin kokës’ dhe të mos bëhen noterë të prokurorëve, përndryshe do të ndërhyhet, pra ka paralajmëruar ndryshime në sistemin e drejtësisë. A do të ndërhyjë Partia Demokratike?

Sali Berisha: Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje. Edhe radhën e kaluar dhe theksova, dhe tani. Gjykatësit dhe prokurorët e vendit kanë të drejtë 100% të pretendojnë një piramidë rrogash në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve.
Kanë të drejtë të refuzojnë një piramidë rrogash e cila është ndërtuar totalisht mbi baza, qëllimesh të zeza politike.
Gjykatësit dhe prokurorët me gjithë plus-minuset që kanë, siç kanë të gjithë grupet e tjera, nuk kanë patur as vërejtjen më vogël, edhe në atë kohë kur, rrogat e tyre, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po marr atë, nuk shkonin më shumë se 1400-1600 euro, sepse piramida e rrogave ishte ajo që duhej të ishte sipas frymës së Kushtetutës.
Kurse Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në Europë.
I bëri ata mercenarë të superpaguar për të gjuajtur opozitën.
Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani të quajtur ‘Mektrin’, është kontrolluar para pak ditësh dy herë.
Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj.
Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha. Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë. I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke.
As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën.
Por kjo është ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin.

About Redaksia

Check Also

Imuniteti i Ballukut, Rama thirret me urgjencë në Bruksel

Teksa Gjykata Kushtetuese po përpëlitet pa dinjitet për të zvarritur çështjen Balluku, duket se presioni …