Peleshi censuroi mesazhin e DASH! Rruga e vetme është kryengritja paqësore më 10 shkurt

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Niko Peleshi për cenzurimin e mesazhit të Departamentit të Shtetit amerikan, duke e cilësuar si bashkëpunëtor në krimet e kryeministrit Edi Rama.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se, dosja e AKSHI-t ka tronditur kancelaritë evropiane dhe ndërkombëtare dhe përmban prova që implikojnë drejtpërdrejt kryeministrin.

Berisha: AKSHI është dosja që ka lënë pa mend kancelaritë evropiane, por edhe të vendeve të tjera të mëdha.
Është dosja që tejkalon çdo lloj imagjinate.
Për të mos folur pastaj për qindra dhe mijëra video dhe fotografi në të cilat edhe vetë Edi Rama është kokë e këmbë i damkosur.
Edi Rama po loz me fatet e vendit.
Me fatin e çdo shqiptari për të mbrojtur krimet e tij.
Ndaj dhe 10 shkurti është dita e çdo qytetari, është dita e dinjitetit, e guximit, e kurajës, e vendosmërisë për të marrë fatin në duar.
Ju e patë edhe sot, pavarësisht se Peleshi i parlamentit e kishte hequr, por në takimin që bëri në Departamentin e Shtetit, citohej fjalë për fjalë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale, çka parakupton rrezikun që kartelet shqiptare dhe organizatat e drogës paraqesin për vendet e tjera.
Dhe ai e censuron, duhet të lexojmë njoftimin e departamentit për të marrë vesh të vërtetën e njoftimeve të SHBA.
Këta janë bashkëpunëtorë në krim.
Niko Peleshi që bën këtë censurë është bashkëpunëtor në krimet e Edi Ramës.
Ndaj dhe njëherë rruga e vetme është kryengritja paqësore.
Nuk kanë asnjë interes përveç vjedhjeve për pasurim të tyre.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …