Zhbërja e integrimit nga Rama e nxjerr Shqipërinë në një orbitë krejtësisht tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, zhbërja e integrimit nga kryeministri Edi Rama e nxjerr Shqipërinë në një “orbitë krejtësisht tjetër”.

Ai paralajmëroi se përgjigjja e opozitës ndaj këtyre veprimeve do të jetë një kryengritje paqësore deri në largimin e Ramës.

Berisha shtoi se opozita ka marrë dijeni për zhvillimet në kancelaritë evropiane dhe BE, por beson se largimi i kryeministrit nuk do të vijë nga jashtë.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, në rast se një rreziku të mundshëm potencial për negociatat e Shqipërisë për në BE, Edi Rama zgjedh të sakrifikojë integrimin e vendit për të mbrojtur dhe për të mos lëshuar Belinda Ballukun, cila do jetë përgjigja e opozitës?

Sali Berisha: Përgjigjja e opozitës është një dhe vetëm një. Kryengritja paqësore deri në largimin e tij.

Ne jemi vënë në dijeni, kemi marrë dijeni për zhvillimet në kancelaritë evropiane dhe në BE, por ne jemi të sigurt se pavarësisht nga vendimet, nuk vjen njeri për ta larguar, do ta largojmë ne Edi Ramën.

Ky është gjithnjë qëndrimi ynë.

Natyrisht është shumë, shumë e hidhur sepse një zhbërje e procesit e nxjerr Shqipërinë absolutisht në një orbitë krejtësisht tjetër.

Por ama një gjë, me shkrim dhe me gojë, para jush por edhe në audienca të tjera shumë të rëndësishme, ne kemi paralajmëruar se ky vend, kjo qeveri dhe ky regjim nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kriter në procesin e integrimit përveç pozicionit gjeostrategjik të Shqipërisë.

Ne e kemi thënë edhe atëherë kur Edi Rama ngrihej në qiell si frymëzim për reformat që ka bërë. Ja tani që po i shkelmon me këmbë ato, të cilat i paraqiste si të jashtëzakonshme.

Ja cili është Edi Rama sot.

Po e kujtojnë, por pak me vonesë.

Sigurisht na takonte ne të ishim të parët, dhe ne ishim.

About Redaksia

Check Also

Vendimi/Balluku drejt burgut

Alibia e Ramës për të mos dorëzuar Ballukun në prangat e drejtësisë me pretekstin se …