Rreziku i përmbytjeve/ Berisha: Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, u bëj thirrje banorëve të përgatiten vetë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media u shpreh se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar rrezikun e përmbytjeve, duke i lënë qytetarët tërësisht të braktisur përballë një situate që po përkeqësohet nga dita në ditë.

Berisha theksoi se ndryshe nga përmbytjet e mëparshme, moti i keq që pritet në vijim paraqet rrezik edhe më të madh, pasi nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje parandaluese dhe asnjë rregullim pas dëmeve të shkaktuara më herët.

Berisha: Kam edhe një mesazh për të gjitha familjet shqiptare në zonat që përmbyten. Unë e kuptoj se janë krejtësisht të braktisura nga një qeveri mafioze, nga një organizatë kriminale.

Por të marrin çdo masë vetë, të bëjnë çdo përgatitje në mënyrë që të zvogëlojnë në maksimum mundësitë e dëmeve të një përmbytje në potencial.

Të dhënat janë për mot të madh dhe ky mot rrezikon më shumë se i pari për një seri arsyesh sepse nuk është marrë asnjë masë, nuk është bërë asnjë rregullim pas përmbytjes së parë dhe gjendja është akoma më e rëndë.

Sigurisht deputetët e PD dhe këshilltarët e saj do gjenden në terren për solidaritet, por vetëkuptohet ekzekutivi nuk ka ndërmarrë dhe nuk ndërmerr asnjë masë.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …