Deputeti i PD, Belind Këlliçi në kuadër të vizitës së tij në Uashington, së bashkë me kolegë të tjerë demokratë, është takuar me kongresemë amerikanë atje.
Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, Këlliçi është takuar me ata që i konsideron miq të Shqipërisë, mes tyre Kongresmeni Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal.
Postimi
Në Kongresin Amerikan me shumë miq të Shqipërisë, mes tyre Kongresmeni Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal.
Me Kongresmenin Higgins kishim mundësi të diskutonim sesi Shqipëria ka dështuar të luftojë krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me të dhe duke e forcuar vit pas viti.
Sistemi i drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese duhet të sigurojnë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët, me qëllim luftën me efikasitet ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe karteleve transatlantike të drogës, të cilat në Shqipëri partner kryesor kanë qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.
Në të njejtën frymë u zhvilluan dhe bisedat me Kongresmenët Tim Walberg, Tracey Mann, Joe Wilson dhe Pete Sessions.
Gazeta RD