Koha e manovrave ka mbaruar!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se, Shqipëria ka një problem dhe ai është Edi Rama. Bardhi bërn thirrje që të shqiptarët të dalin në protestë në 10 shkurt ora 17:00.

Reagimi i Bardhit

Edi Rama ka ndryshuar mbi 50 ministra në 13 vjet. Por si është sot Shqipëria? Më e korruptuar. Më e kriminalizuar. Më e shtrenjtë. Më e padrejtë. Më e zbrazur.

Belinda Balluku është simboli më i dukshëm i këtij sistemi keqbërës, por nuk është përjashtim. Ajo është simbol i pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës. Dhe ky është i vetmi që nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi!

Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër. Sa herë ka aferë, Edi Rama lan duart dhe bën të paditurin. Ministrat ndryshojnë, degradimi vazhdon, sepse problemi mbetet i pazgjidhur. Ai nuk është emri i radhës së një ministri. Problemi është arkitekti i këtij sistemi: Edi Rama.

Të martën protestojmë kundër Edi Ramës, sepse shqiptarët po  paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e korrupsionit të tij.

Sepse pa ndryshuar kokën, peshku do të vazhdojë të qelbet.

Të martën, datë 10 Shkurt, ora 17:00, Shqipëria flet. Sepse s’ka më alibi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Skenari i protestës është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, skenari i protestës së sotme është një “kryengritje …