Çfarë do të ndodhë me Ballukun, a do ta mbrojë sërish Rama?

Nga Atird HOXHA

Edi Rama sërish në mbrojtje të Belinda Ballukut

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor pa arritjen e kuorumit në favor të palës kërkuese. Thënë shkurt: 4 vota pro kërkesës së paraqitur nga Kryeministri dhe 4 vota kundër.

Në këto kushte, kërkesa e Kryeministrit konsiderohet e rrëzuar, çka do të thotë se kërkesa e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) rimerr fuqi. Për rrjedhojë, kërkesa për pezullimin e zv. Kryeministres Belinda Balluku është tashmë në fuqi.

Çfarë pritet të ndodhë pas këtij vendimi?

Mendimi im është se, edhe përmes këtij zhvillimi, Edi Rama vijon të mbrojë Belinda Ballukun. Hapi i radhës i mazhorancës dhe i Ramës, si kreu i saj, do të jetë rrëzimi i kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit.

Kjo do të shmangte masat e sigurisë ndaj Belinda Ballukut, qoftë arrestin në shtëpi apo arrestin në burg, për të cilat kërkesa e SPAK ndodhet aktualisht në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve.

Ky është mendimi i parë që më erdhi menjëherë sapo lexova lajmin për rrëzimin e kërkesës së Kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese.

Dua të jem i gabuar në këtë mendim, por të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

About Redaksia

Check Also

“Koka në Washington, trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë”!

Nga Agron GJEKMARKAJ Kronika lëvdon Tezen dhe drithërohet për kokën e Mamicës! Bravo i qoftë! …