A do të pezullohet nga drejtësia edhe Rama?/ Gazetarja: Balluku mund të arrestohet në flagrancë!

Gazetarja Klodiana Lala sqaroi në emisionin “Kjo Javë” në detaje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas saj, që në momentin që Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Lala tha se nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrance.

“GJK ka marrë një vendim, ku 4 anëtarët e trupës gjykuese kanë marrë vendimin pro dhe 4 të tjerë kundër.

Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Kryetarja Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës.

Secili prej gjyqtarëve jep votën e tij pro e kundër.

Cfarë thotë në thelb vendimi:

Duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO I jep mundësi SPAK në cdo rast ti drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi I funksioneve. Pra nëse nesër, presidenti e kryeministri do ti drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet ti kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund ti drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni.

Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë“, tha Lala.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Skenari i protestës është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, skenari i protestës së sotme është një “kryengritje …