Teksa është pyetur nga një studente, lidhur me strehimin e atyre që vijnë nga rrethet, Berisha i është përgjigjur se prona e cila ishte menduar për ta, është grabitur përmes një marrëveshje me Ramës dhe Mogherinit, ish shefe e Jashtme e BE-së, para të cilat kryeministri i ka ndarë me të.
Berisha tha se, Erion Veliaj e bëri parking dhe vilte para. Ky mori tokën e kampusit dhe ndau para me Frederica Mogerinin. Një marrëveshje që nuk ja tregon as parlamentit’, u shpreh Berisha në përgjigje të interesimit të studentes.
Alma Ilias: Ndihma ekonomike është 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Qiraja është e shtrenjtë. Kur do të marrim një banesë ne studentët e rretheve, aq më tepër kur jam me një prind kryefamiljare dhe me aftësi të kufizuara. Nuk blej dot ujë dhe jo qira. Duam një strehë.
Sali Berisha: Së pari ju siguroj se programi ynë për të rinjtë dhe për studentët do të ju krijojë atyre çdo mundësi për të vazhduar shkollën dhe për të përballuar lehtësisht strehimin e tyre në periudhën që studiojnë, për të blerë shtëpi pasi mbarojnë studimet dhe me përparësi për punësimin.
Në vitin 2011-2012 ne përcaktuam një zonë të madhe ku do të ndërtonim kampusin për studentët. U bë projekti me 30 mln euro, për studentët në mënyrë që të strehoheshin në kushtet më të favroshme. Për të tjerë do të subvencionohej qiraja e tyre.
Ky mori me një marrëveshje korruptive, sekrete që nuk e publikon, mori tokën e kampusit. Erion Veliaj e bëri parking dhe vilte para. Ky mori tokën e kampusit dhe ndau para me Frederica Mogerinin. Një marrëveshje që nuk ja tregon as parlamentit.
Këto do të marrin fund dhe si ju janë të shumtë.
Ju sigurojë se të gjitha lehtësirat do të krijohen për një ndryshim rrënjësor të gjendjes.
Gazeta RD