Berisha: Rama në panik, u zotua të mos e përfillë vendimin e Kushtetueses për Lubi Ballukun!

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se Edi Rama është në panik, duke iu referuar deklaratave të sotme të këtij të fundit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një reagim në rrjete sociale, Berisha shprehet se shefi i qeverisë tha përpara qytetarëve në mënyrë të papërgjegjshme se do ta shpërfillë vendimin e Kushtetueses, duke shtuar se pretendimi i tij që pezullimi i një ministri nga gjykata është rasti i parë në botë është i pavërtetë.

“Në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk sheh një goditje për Lubi Ballukun, por sheh potencialin dhe mundësin e pezullimit të tij si kryehajduti i kombit nga gjykatat, mbasi siç e dini, Lubia i ka bërë të qartë atij, se do të të marrë me vete.

Sot në monologun e tij, ai kërcënoi dhe Europën, i tha se, alternativë e vetme për Shqipërinë në Europë, jemi ne hajdutët e mëdhenj, ne që asgjësojmë shtetin ligjor dhe nuk njohim ligj e as Kushtetutë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …