Lideri i opozitës Sali Berisha tha se, Edi Rama nuk del më nga rrethi i kuq, revoltë deri në rrëzimin e tij.
Isa Myzyraj, Ora News: Cila është detyra kryesore e një opozite, kur qeveria e cila ka dhe shumicën parlamentare, nis një proces për të ndryshuar rregullat e lojës, për të ndryshuar Kodin Penal, Kushtetutën dhe më pas parlamenti i cili nuk mbledh Këshillin e Mandateve prej disa kohësh. Ka një rrugë që opozita e një vendi mund të ndërmarrë të dalë nga ngërçi.
Sali Berisha: Kryengritja paqësore që tund themelet e narkoparlamentit, narkoqeverisë dhe regjimit. Kjo është rruga.
A e kupton. Ai dje u betua para shqiptarëve se, të harrojë Europa se do të lëshoj unë Belindën, veten e tij. Çfarë e ka parlamentin.
E dëgjuat se çfarë tha apo jo, kryeministri dhe kryetari i mazhorancës parlamentare, është edhe pse është fake mazhorancë. Kështu që tani çdo shqiptar e ka të qartë, ka vetëm një rrugë; revoltë, revoltë deri në rrëzimin e tij.
Por ama gjithçka po zhvillohet në favor të shqiptarëve.
Është thirrur sot për ti komunikuar nga autoriteti më i lartë i Europës, verdiktin. Kjo është një ndihmë e jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë, është një apel, është një kushtrim.
Ishte Peleshi në Departamentin e Shtetit, e kishte heqë frazën e karteleve të drogës. E patë ju. U detyrova të lexoj në faqen e DASH, ajo ishte në mes. Në mes. Nuk del më nga rrethi i kuq ky. Ky është një kufomë politike, çfarëdo që të bëjë nuk do të shpëtojë dot.
Gazeta RD