Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama do shkelmojë interesat e çdo shqiptari në Bruksel, ndaj nesër është dita e qytetarëve.
Berisha tha se, ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës në kryengritjen paqësore, t’i faktojmë kombit, Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh!
Berisha: Unë e kam thënë dhe ua them prapë këtu, kancelarja Angela Merkel dërgoi këtu drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane, një personalitet shumë të njohur dhe ai bëri një raport të shkëlqyer.
Erdhi problemi i statusit të kandidatit. E njëjta gjë.
Ne nuk i kërkonim lëmoshë askujt.
Ne duhet të performojmë që të meritojmë atë që kërkojmë.
Dhe morëm statusin e kandidatit që e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit.
Kjo është e vërteta.
Ne besojmë se kjo është rruga e interesit maksimal të shqiptarëve për t’u integruar.
Sepse procesi i integrimit evropian ka synimin t’i bëjë shqiparët më të lirë, më të begatë, më të sigurtë.
Kjo rrugë ka funksionuar.
Merrni pak rrugën tjetër. Ja se si është. Ja se çfarë regresi.
Ndaj dhe unë i siguroj partnerët tanë që ne kemi qëllim më kryesor integrimin e bazuar në meritë dhe jo në suksese imagjinare.
Këtë ne nuk e kërkojmë, nuk e bëjmë.
Shqipëria sot është një vend i dhunimit masiv të ët drejtave të njeriut.
Njeriu që lëvizte me hekura nëpër ekrane, ankohet sot se janë mbushur burgjet.
Po kush i mbushi burgjet? Burgjet i mbushi politika terrorizuese, burgjet i mbushe ti që i le shqiptarët pa të drejtën e procesit gjyqësor.
Dhe tani kërkon të fajësojë askërkënd.
Në këtë udhëtim, ai do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari.
Në këtë udhëtim, ai do të mbrojë vjedhjet e veta dhe të Lubi Ballukut dhe sojit e sorollopit të tij.
Ndaj dhe nesër është dita e qytetarëve.
Ndaj dhe ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës në kryengritjen paqësore, t’i faktojmë kombit, Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh që nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të pasurimit të tyre.
Gazeta RD