Duke komentuar sjelljen e kreut të rilindjes ne lidhje me çështjen e zëvendëses së tij Belinda Balluku,
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama po betohet se Shqipërinë e jap, Lubinë nuk e jap!”. “Por ajo do e marrë me vete.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, edhe një pyetje në lidhje me paralajmërimin e Edi Ramës për ndërhyrje në drejtësi. Kur ndërhyhet në legjislacion, pra te reforma në drejtësi, teksa një zyrtar është nën hetim, a përbën shkelje të Kushtetutës?
Sali Berisha: Shkelje flagrante dhe grusht shteti përbën. Elementë të grushtit të shtetit.
Nuk dua t’i vë epitete unë atij, Ergys Agas e ka të mjaftueshëm.
Bënte thirrje të arrestohej lideri i opozitës, arrestonte në mes të rrugës kryetarin e dytë opozitare, hapte çështje penale për një çështje të parashkruar për të tretin, dhe këto që i konvenonin për mandatin e këtij krimineli, këto ishin veprime të drejtësisë së reformuar dhe këto i quante ai suksese të mëdha dhe i rrihte gjoksin Europës se njeri tjetër reformë të tillë nuk ka bërë.
Kurse tani, u betohet shqiptarëve për kokën e Lubisë se Shqipërinë e jap, Lubinë nuk e jap.
Se integrimin e jap, Lubinë nuk e jap.
Se është vetja e tij, se po të mos ishte vetja e tij, Lubia kishte marrë fund pesë herë deri tani.
Po të mos ishte vetja e tij, po është vetja e tij.
Dhe ajo ia ka bërë betë, me vete do të marr.
E rrahur me vaj dhe uthull siç është, ky e ka kuptuar se ajo mëshirë nuk ka.
Ajo do e marrë me vete.
Ky është i gjithë problemi.
Ai po mbron veten e tij.
Gazeta RD