Berisha: Revoltë dhe vetëm revoltë! Opozita asnjë votë për asnjë hap të kreut të organizatës kriminale!

Kryetari i PD, Sali Berisha,i pyetur nga gazetarët tha se, opozita nuk ka asnjë votë për asnjë hap të kreut të organizatës kriminale. Revoltë dhe vetëm revoltë, tha lideri i opozitës.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Përtej rrezikut që keni denoncuar se vjen nga Brukseli për procesin e integrimit evropian dhe përtej vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, kreu i qeverisë Edi Rama e ka bërë të qartë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se do të vijojë betejën ligjore për Belinda Ballukun, madje duke paralajmëruar edhe ndryshime në legjislacion. Keni një koment për këtë dhe cili do të jetë qëndrimi i opozitës përballë zhvillimeve të fundit në vend.

Sali Berisha: Qëndrimi i opozitës, do të jetë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë dhe në mënyrë kategorike asnjë votë, për asnjë hap të kreut të organizatës kriminale dhe organizatës kriminale në mbrojtje të vjedhjes dhe krimeve të tyre.

Asnjë votë nuk do të ketë.

Ne kemi tani dialog konstant me qytetarët, i ftojmë ata me guximin e tyre, ti tregojmë vendin këtyre narkoqeveritarëve që nuk kanë asnjë normë e parim tjetër, përveç vjedhjes së qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …