Dosja “Partizani”/ Malltezi: Mbi 30 deklarime të rreme, prokurorët politikë ngritën akuzë politike…

Jamarbër Malltezi ka nisur leximin e mbi 200 faqeve në gjyq me prova dhe dokumentacion për të kundërshtuar akuzat. Ndërkohë ka patur debate me gjykatën për mënyrën se si i quan prokurorët

Malltezi: Mbi 30 deklarime të rreme që përbëjnë edhe element penal nga ana a e prokurorëve.

Gjykata ka ndërhyrë për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar t’iu drejtohet vetëm me “prokuror”

Malltezi: Po si tu them prokuror, ata janë prokurorë politikë që ngritën një akuzë politike.

Gjykata ndërhyn sërish: Jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokurorë

Malltezi: Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj. Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë

Pas disa ndërhyrjeve të gjykatës Malltezi zëvendëson fjalën “prokurorët politik” me “prokurorët pika pika (…)

Malltezi ka paraqitur pretendime mbi të shkuarën e prokurorit Arben Kraja si hetues i komunizmit dhe katapultimit sipas tij të Enkeleda Millonait në SPAK nga Taulant Balla.

Pas kësaj deklrate ka ndërhyrë prokurorja Millonai.

Millonai: Kërkoi ti tërhiqet vërejtje të pandehurit, pasi të pandehur nuk janë prolurorët në këtë proces. Nëse ka pretendime, t’iu drejtohet organeve përkatëse. Të qëndrojë brenda atyre elementëve që përmban akuza.

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …