“RD”
Gjithmone i pelqen te beje garipin e lagjes. Ben si i forte dhe thote se ai kurre nuk do ta beje kete edhe ate, por ne fund iken me bishtin nder shale. Keshtu bente edhe me Tahirin. Perbetohej se do ta mbronte deri ne piken e fundit te gjakut dhe ne fund e shiti dhe e coi ne burg me mirekuptim.
Keshtu beri edhe me shume te tjere nga horrat qe mbante afer. Te gjithe i shiti ne fund. Veliaj ishte i fundit, qe beri sikur e mbrojti, i dergoi edhe protestuesit tek dera e prokuroreve. Pastaj nisi te beje hartime nga faqja e Veliajt duke share dhe kercenuar kedo qe kishte formosur urdherarrestin, por ne fund te gjithe e dine se ai e shiti edhe ate.
Tani me Ballukun po ben te njejten gje, vetem se kesaj here eshte disi me ndryshe. Ka kerkuar pazar per te shpetuar veten e tij ne kembim te Beles dhe pasi nuk e ka marre kete pazar, e di se fati i tij eshte i lidhur tani me ate te Beles.
Ai i ka dale garant te gjitheve. I ka perdorur te gjithe nga Tahiri per ta mbushur Shqiperine me droge e deri te Veliaj per ta kthyer ne nje cmendine betoni Tiranen, ndersa Belinden e perdori per te firmosur te gjitha fantazite e tij ne vjedhjet miliarda euroshe.
Tani garipi i lagjes nuk i del dor me kujt garant, madje as vetes se tij sepse garanti i tij Soros thjesht nuk eshte me. Pra, ka rene garanti i garantit qe po bie edhe garipi i lagjes.
Gazeta RD