Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin se ministrja e Jashtme, Spiropali do të pritej në Departametin amerikan të Shtetit nga zyrtarë të lartë.
Njoftimi zyrtar i ministres
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, me praninë e Presidentit amerikan Donald Trump, udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë.
Përmes një publikimi në mediet sociale, ministrja e cilësoi pjesëmarrjen në Mëngjesin e Lutjeve si një “moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore”.
Gjatë vizitës në Uashington, Spiropali zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA.
Gjithashtu Spiropali u prit sot në Kongresin Amerikan edhe nga Kongresmeni Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”.
Vizita e Spiropalit në Uashington do të vijojë me takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në disa organizata think-tank të mendimit politik me fokus zhvillimet e fundit globale.
Pse nuk u prit në Departamentin e Shtetit?
Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, Ëilliam P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler. Këto ishin takimet e fundit të Spiropalit në Shtetet e Bshkuara.
Ajo mundi të takojë vetëm dy burokratë të një niveli mesatar në Departamentin e Tregtisë, por nuk arriti dot të arrinte qëllimin politik të vizitës së saj në Uashington që ishte takimet në Departamentin e Shtetit.
Spiropali ka kërkuar që të vizitonte Departamentin e Shtetit, por dyert e saj u mbyllën. Ajo u refuzua të vizitojë qeverinë amerikane. Mesazhi është i qartë. Regjimi është nën izolim të plotë dhe i padëshirueshëm në Uashington.
Gazeta RD