Lideri i opozitës në Venezuelë rrëmbehet pak orë pas lirimit nga burgu/ Akuza regjimit kriminal

Një figurë kryesore e opozitës në Venezuelë, Juan Pablo Guanipa, u rrëmbye nga një grup i armatosur të dielën në mbrëmje, menjëherë pas lirimit të tij nga burgu, siç raportohet nga familja dhe aleatët e tij politikë, përfshirë fituesen e Çmimit Nobel, Corina Machado.

Guanipa, kreu i partisë konservatore Primero Justicia, ishte një nga disa të burgosur politikë të liruar të dielën, si pjesë e përpjekjes së fundit të qeverisë për të përmbushur kërkesat e SHBA-së.

Megjithatë, ai u rrëmbye më vonë nga një grup burrash në lagjen Los Chorros të Karakasit, sipas udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado.

“Burra të armatosur rëndë, të veshur me rroba civile mbërritën me katër automjete dhe e morën me forcë,” tha ajo në X.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, djali i Guanipas, Ramon, tha se babai i tij ishte në një aktivitet në orën 23:45 kur “u zu pritë nga rreth 10 agjentë që nuk kishin dokument identifikimi”.

Partia Primero Justicia e Guanipës akuzoi regjimin e Karakasit se qëndron pas rrëmbimit.

Guanipa sapo ishte liruar, pas më shumë se tetë muajsh burg.

About Krye Redaktor

Check Also

Ekzekutimi Khameneit/ Janë vrarë 48 udhëheqës iranianë

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra të shtunën në zyrën e tij nga sulmet …