Nga Adriana KALAJA
Republika ku, Kryeministri mashtrues, bashkëshorti ligjor i Kreut të Organizatës Kriminale Linda me 4 mbiemra, pasi mashtron popullin sudedashës, mashtron edhe veten.
Unë bëj pjesë në grupin e atyre që qëndrimet e sotme të këtij mashtruesi, i shoh si grusht shteti ndaj demokracisë dhe pluralizmit, se ndaj Shtetit Ligjor të së Drejtës, e ka bërë që në 2 korrik 2021, kur nuk pranoi të ekzekutonte vendimin e kushtetueses për Teatrin Kombëtar.
Sfidë për luftë të hapur ndaj PD dhe Opozitës, po e po.
Në deklaratën e Kryeministrit, mashtrimi ishte i koncentruar në 3 pika.
Për të mos ju lodhur, se dhe darkë helbete, po merem me pikën e parë.
Jo për gjë, por kemi ditë plot lidhur me dy pikat e tjera.
Fillimisht dua të ndajë me ju, faktin se Gjykata Kushtetuese:
- Ka qenë në unanimitet mendimi se SPAK e ka kompetencën të kërkojë pezullimin e një ministri.
- Ndarja e tyre në 4 me 4, është bërë vetëm në interpretimin kushtetues nëse SPAK, në të tilla masa sigurimi, duhet apo jo të kërkojë autorizim nga Kuvendi.
Ndaj çdo diskutim tjetër, është mashtrim i rradhës.
Se edhe fakti që Kryeministri kërkon të ndërhyjë në ligj, tregon se SPAK paska respektuar ligjin
Ndërkohë, lidhur me pikën 1 të deklaratës, Kryeministri shprehet se SPAK nuk mund të pezulloje funksione kushtetuese që nuk delegohen.
E zëmë se po e pranojmë këtë arsyetim……
Kaq shpejt harroi ky mashtrues se çfarë bëri me rastin e Genti Cakës?!
Ndaj, që të mos e harroni ju që harroni shpejt, po ju sjell rastin e delegimit të detyrës së Ministrit, meqenëse Presidenti Meta nuk e dekretoi Cakën.
– Nalu Beg se ka henek, do thonin tironsit me këtë rast.
Dhe, hendeku para këtij mashtruesi është shumë i gjërë dhe i thellë.
Uroj të jetë gati dhe i “veshur” kur ti trokasin/m te dera në Surrel…
PS: Aq e nderë ishte situata e Genti Cakës , sa filloi një konflikt “titanësh” patronazhistë, midis 2 B-ve. Batonit dhe Beratit

Gazeta RD