Protesta buron nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve/ Boçi tregon skenarët për 10 shkurtin

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ka folur për protestën e opozitës 10 shkurt, duke theksuar se ajo nuk është një manovër politike, por një reagim qytetar ndaj kapjes së shtetit dhe korrupsionit të përhapur.

I ftuar në A2, Boçi u shpreh se, protesta buron nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve, të cilët sipas tij ndihen të tradhtuar nga qeverisja aktuale.

“Nuk ka skenarë të fshehtë. Është qytetari që gjen formën dhe mënyrën për të shprehur revoltën. Ne si deputetë kemi detyrimin të jemi në rreshtin e parë të kësaj revolte”, tha ai.

Sipas Boçit, protesta synon të mbrojë të vërtetën dhe interesin publik, duke i dhënë zë pakënaqësisë së qytetarëve ndaj korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë. “Ne dalim për qytetarët, për të vërtetën dhe për besimin tek alternativa. Kjo nuk është shfrytëzim politik i situatës, por një reagim i domosdoshëm ndaj padrejtësisë,” theksoi ai.

Ai shtoi se më 10 shkurt pritet një mobilizim i gjerë qytetar, ku protesta do të shërbejë si mesazh i fortë kundër qeverisë dhe në mbrojtje të demokracisë.

About Redaksia

Check Also

Sot në orën 17:00 protesta, Berisha: Të bashkohemi kundër organizatës kriminale të Edi Ramës

Ditën e sotme në orën 17:00 Partia Demokratike dhe aleatët e saj të opozitës kanë …