Rritja e çmimit të biletës së urbanit në Kamëz/ Berisha: Do informohemi dhe do u përgjigjemi

I pyetur nga gazetarët për rritjen e biletës së urbanit në Kamëz Berisha tha se, do informohemi dhe do u përgjigjemi.

Osman Stafa, News24: Pyetja e dytë, përpara disa muajsh zoti Berisha, u kam pyetur në lidhje me rritjen e çmimit të biletës së urbanit në Kamëz dhe ju deklaruat se do merrnit kohë për ta verifikuar si rast. A e keni verifikuar se këshilltarët demokratë jo vetëm e kanë votuar, por në Kamëz thonë se këshilltarët demokratë e kanë iniciuar rritjen e çmimit të biletës? A e dini këtë gjë?

Sali Berisha: Përsëri ne do e shqyrtojmë problemin. Çfarë ka ndodhur, jam informuar. Kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, dhe mbi këtë bazë, në mos gaboj, megjithatë ne do informohemi më mirë dhe do u përgjigjemi.

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …