Tradhëti Kombëtarte: Rama po djeg Europën për të shpëtuar kokën! 

Nga Bardh SPAHIA

​Sot u vërtetua për të disatën herë që Edi Rama është armiku i drejtësisë dhe i integrimit europian. Paralajmërimi për të ndryshuar ligjet nuk është thjesht mbrojtje për “bashkë-hajdutët”, por është bllokadë ndaj drejtësisë për të mos lejuar që prangat të lidhin duart e tij duke mbërritur në zyrën e kryepërfituesit të fondeve publike dhe kreut të narkoshtetit.

​Tmerri që e ka kapur nga zhytja kokë e këmbë në krim dhe korrupsion po e shtyn drejt çmendurisë: Ai po largon përfundimisht Shqipërinë nga BE-ja! Për të shpëtuar veten nga burgu, Rama është gati ta izolojë vendin, ta kthejë në një Sulltanat të krimit larg çdo standardi perëndimor.

Ai po sakrifikon të ardhmen e fëmijëve tanë vetëm për të mos dhënë llogari për vjedhjet monstruoze.

Ne nuk mund të lejojmë që frika e një njeriu të marrë peng ëndrrën europiane të një populli.

Të gjithë në shesh kundër autokratit që na vjedh pasurinë dhe na vret shpresën. Ti tregojmë se Shqipëria i përket Europës, jo mafies së tij! Ti tregojmë që Shqipëria është vendi i njerëzve të ndershëm dhe punëtor e jo i horave injorantë të mbrojtur nga pushteti i vjedhur

​Bashkohu! Për Shqipërinë, kundër Narkoshtetit!

#10shkurt

#protesto

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …