Xhulja Xhekaj: U bëj thirrje të gjithë të rinjve të bashkohemi kundër kësaj qeverie kriminale!

Ish-kandidatja për deputete e PD, Xhulja Xhekaj në fjalimin e saj në Foltoren para Kryeministrisë, e cilësoi qeverisjen e Ramës si më të korruptuarën e brezit të saj, duke e konsideruar si shkaktare të mjerimit që i detyron të rinjtë të largohen nga vendi.

Armiku më i rrezikshëm sot është qeveria aktuale, theksoi Xhekja, duke e akuzuar Ramën për krijimin e një sistemi “tiranik e zullumqar”.

Xhekaj theksoi se të rinjtë po përballen me një realitet të zymtë, ku kafenetë janë mbushur me studentë të diplomuar e të papunë, pa asnjë mundësi nga shteti.

Fjala e saj

Sot jemi më shumë se herët e tjera, sepse bashkë me ju janë dhe qytetarë të tjerë, të cilët i bashkon i njëjti hall me ne, që kanë kuptuar se armiku më i rrezikshëm sot është kjo qeveri e korruptuar që po drejton shqiptarët. Unë jam një prej jush. Kam kuptuar dhe kam refuzuar të pranoj që ka më pak nga çfarë mund të ofrojë. Jemi shumë ne të rinjtë sot, të cilët, të cilëve na drejtojnë gishtin dhe na quajnë fajtorë se nuk bëjmë asgjë, se jemi brezi i ankesave. Të vetmet ankesa që kemi sot është se nuk kemi zgjidhje për asnjë problem. Nuk na ofrohet asgjë përveçse të marrim rrugët e të largohemi nga vendi ynë, nga prindërit tanë.

Unë sot refuzoj, prandaj jam këtu. Refuzoj të largohem. Refuzoj të lë prindërit e mi që më rritën me sakrifica. Por refuzimi nuk mjafton. Unë sot guxoj dhe dua t’i bëj thirrje të gjithë të rinjve, të bashkohemi se kjo qeveri kriminale na ka bërë të ndihemi të pamjaftueshëm. Ku ne që nuk dimë të vjedhim, jemi të varfër. Ku ne që nuk kemi para si ai që zgjohet dhe fle duke shkelur mbi veten dhe të tjerët. Ai që e bën sepse i kanë mësuar se sot kjo është e vetmja mënyrë për të çarë përpara, sepse ka rënë pre e këtij sistemi tiranik, zullumqar, që i ka mësuar se bollëku i së keqes të bën sot të fortë. Leksionet e këtij që nuk dua t’i përmend as emrin, këtij ditëziu, mavriu e të gjithë epitetet që i ka vënë Bela nga mbrapa. Leksionet e këtij për brezin e ri sot janë: vidh, mashtro, merru me drogë, se kështu ja do qejfi palo zotërisë. Rreziko jetën dhe largohu larg familjes, sepse vetëm kështu i ke xhepat plot dhe ke status në shoqëri.

Po me ne që nuk dimë të vjedhim? Ne që refuzojmë të merremi me drogë. Ne që refuzojmë të jemi patronazhistët dhe veglat e tua qorre. Sepse ne kështu na kanë edukuar prindërit tanë që zgjodhën në jetë rrugën e ndershme. Çfarë do të bëhet me ne? Ke mbushur kafet plot me studentë që kanë mbaruar studimet e larta dhe qeveria nuk u ofron asnjë mundësi që Shqipëria ka për ta. Ti duhet të kesh frikë nga fuqia e tyre, që i ke bërë të ndihen të mposhtur përballë hajdutëve. I ke bërë të ndihen të varfër përballë miliona eurove që u ke vjedhur atyre, prindërve të tyre dhe të gjithë shqiptarëve. Ti hajduti i pangopur që po të plas barku që ha e pi verë 33.000 euro dhe këtë vend e ke zhytur në mjerim. Kush je ti që na paske jetën në dorë? Kush je ti që po u jep rrugët të rinjve? Ti që vjedh Shqipërinë për të, ti që vjedh Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vjedh zgjedhjet për të varfëruar çdo shqiptar. E bëre pabesisht. Na vodhe ëndrrat, na vodhe mundësitë për të punuar e për të jetuar.

Ne nuk i kuptojmë sepse na zien koka, pse bëjmë kaq pak për veten, për prindërit, për njëri-tjetrin. Rrimë më pak me miq e me shokë. Nuk krijojmë dot familje, sepse sot rrogat nuk janë as gjysma e qerasë. Sepse sot një apartament nuk blihet dot. Sepse sot një i ri nuk blen dot një xhup të ri, ndërsa ti dhe banda jote e krimit keni 3 milionë euro për vinotekën e gyshit tënd. 300 apartamente dhe jahte luksoze, të asaj Belës që nuk po e dorëzon dot, se në fakt ke hallin e kokës tënde. Nuk ta lëmë ta pish më atë verë. Atë verë ty do ta nxjerrim nga hundët, sepse mallkimi i këtij populli të shumëvuajtur nuk do të shkojë kot. Pasuria që ke vënë nuk është fryt i punës tënde, por i grabitjes së madhe që i ke bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Qëllimi yt, qëllimi i një frikacaku ishte që duke na varfëruar, të ndihemi të lodhur, të bëhemi të këqinj me njëri-tjetrin, sepse kur njerëzit luftojnë për bukën e gojës, nuk kanë më energji as të mendojnë me barkun bosh. Shqiptarët kanë jetuar dhe përpara teje. E dimë nga vijmë. Le të çohemi sot ne që deri dje ndiheshim të vegjël përballë këtij pushteti që nuk e llogariti asnjëherë njeriun e drejtë dhe punëtor. Ky sistem që krijove na bëri të flasim me vete. Çfarë kemi ne që meritojmë kaq pak? I bëre të rinjtë të kenë probleme psikologjike sepse vendose standardet e gabuara. Kush është i pasuri, është më i miri. Po këto pasuri si, si viheshin? Me dhunë, me vjedhje, me grabitje. Ja pra, ne jemi ata që nuk dimë t’i bëjmë këto.

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …