Nga Iva GRILLO
A po e merr Brukseli më në fund seriozisht rrezikun “Rama” apo po mundohet të shpëlajë fytyrën e vet pasi ka betonizuar e çimentuar në pushtet një autokrat i cili u ka dalë nga binarët dhe po u prish narrativen e “mrekullisë” shqiptare?!
Institucionet e Bashkimit Europian nuk kanë pasur nevojë të prisnin deri në plasjen e ujërave të zeza rilindase me skandalin “Balluku” për t’u bindur se ekperimentet dhe toleranca ndaj problemeve të rënda të demokracisë e drejtësisë shqiptare kanë krijuar një regjim monstër i cili tashmë nuk mund të fshihet më.
Qytetarë, aktivistë, politikanë e intelektualë kanë dhënë alarmin prej kohësh për këtë krijesë “alla Frankenstein”, por burokracisë së BE i ka interesuar të dyllosë veshët e të mbyllë syte… se për ç’arsye, koha do t’a tregojë…
Sot, përfaqësues tē BE, siç raportohet nga mediat, paskan bërë një reagim si përgjigje ndaj disa pyetjeve që u janë dërguar lidhur me refuzimin e kryeninistrit ndaj kërkesës së heqjes së imunitetit të bashkëpunëtores së tij numër 1.
Brendia e reagimit është pak a shumë kërkesa për dorëzimin e Ballukut përpara drejtësisë, pa mbrojtjen e imunitetit si deputete.
Gjithsesi, ditët në vazhdim do të tregojnë nëse BE e ka marrë seriozisht rrezikun e regjimit të korruptuar Rama mu në zemër të Evropës, apo thirrja për dorëzimin e Ballukut është thjeshtë kurbani që i kërkojnë me qëllim që të ruajnë narrativën e “mrekullisë” shqiptare… dhe fytyrën e tyre…


Gazeta RD