Lideri i opozitës, Sali Berisha ka ëbërë një tjetër tirrje për pjesmarrije masive pak orë përpara protestës kombëtare.
“Të gjithë në ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën”, shkruan Berisha.
Kreu i opozitës sjell disa momente nga fjala me tij në foltoren e të hënës para kryeministrisë.
“U bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me protestuesit, sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj, interesin e familjeve tuaja, me interesin tuaj, me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. U bëj thirrje, bashkohuni me protestuesit të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pasur kurrë Shqipëria në krye si sot. Bashkohuni me misionarët e kombit që do shpëtojnë kombin nga kjo rrokullisje”, thotë Berisha.
Gazeta RD