Deputeti i PD, Bledion Nallbati është sulmuar mbrëmjen e sotme në mënyrë barbare me shkop gome nga policia, gjatë protestës kombëtare të opozitës. Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një prononcimi për media njoftoi se po niset me urgjencë drejt spitalit për të vizituar deputetin, ndërsa po mblidhen të dhënat për të lënduarit nga incidenti.
Prononcimi i plotë
Sali Berisha: Do shkoj në spital sepse deputeti është në gjendje jo të mirë, Blendi Nallbati dhe siç e keni parë, në mënyrë absolute ka qenë një sulm personal ndaj tij pa asnjë shkak. Pa asnjë shkak, banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur.
Gazetarët: Keni të dhëna sa protestues janë të lënduar deri tani?
Sali Berisha: Tani po marrim të dhënat, po i mbledhim të dhënat. Tani po mbledhim të dhënat, por po shkoj njëherë sepse po shkoj në urgjencë.
Gazeta RD