Pse sot të gjithë duhet të protestojmë!

Nga Ylli ASLLANI

🔹Mos harroni thoshte Sokrati i lashtë, “vetëm pak janë skllevër të vërtetë, pjesa më e madhe janë skllevër vullnetarë”!
🔹Autokracia e instaluar në Shqipëri‭ ‬ është ulur kembëkryq! Ajo po sjell veç mjerim, pabarazi shoqërore, braktisje të trojeve, grykësi‭ ‬ të pushtetarëve dhe mungesë shprese për brezin e ri!
🔹Nuk është thjesht një devijim i keq qeverisjes nga maxhoranca në pushtet! Është shumë më shumë se kaq!
🔹Në Shqipëri është shembur kolona që mban shtetin në ekuilibër:
Ndarja, balanca dhe kontrolli pushteteve!
🔹Kryerilindasi e ka nxjerrë vendin nga shinat e nje shteti normal duke manipuluar vullnetin politik të qytetarëve, duke uzurpuar drejtësinë, tronditur rendin dhe institucionet kushtetues, si dhe duke shkëputur çdo hallkë të bazamentit ligjor të shtetit!
🔹Për opozitën dhe qytetarët po bëhet e qartë se korrupsioni,, hajdutllëku qeveritar, shpopullimi frikshëm, narko-oligarkia, shembja e ekonomive familjare dhe dhuna politike nuk luftohen vetëm me artikuj gazetash, diskutime në ekrane, konferenca apo postera…
🔹Në këtë kaos kërkohet një sjellje ndryshe, nevojitet nga qytetari
dhe sidomos rinia shqiptare të ballafaqohen politikisht nëpër
sheshe me regjimin, ashtu sikurse vetë opozita të udhëheqë e vendosur revoltat dhe të shkojë më afër halleve të qytetarit dhe aktivistëve të tyre të rinj.
🔹Kërkohet mosbindje civile për të zbritur nga pushteti sundimtarin
dhe manipuluesit e vullnetit qytetar, për të garantuar kështu me qeveri teknike zgjedhje të lira dhe pastrim të politikës së infektuar nga narkotrafiku dhe babëzia e klasës qeverisëse!
🔹 Me sjelljet përherë e më të papërgjegjëshme të Kryeministrit po bëhet e qartë se aspirata e qytetarëve për një jetë të begatë, zgjedhje te lira dhe demokraci normale nuk mund të
bashkëjetojë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë me autokratin Rama!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Skenari i protestës është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, skenari i protestës së sotme është një “kryengritje …